2.1 Çfarë është algoritmi?

TIK me zgjedhje 1.1

Nxënësi/ja:
• koncepton algoritmin për zgjidhjen e problemeve
• analizon fazat e zgjidhjes së një problemi
• koncepton se si mund të analizohet një algoritëm
algoritëm, problemë, analizë algoritmi
Si mund të zgjidhet një problem në fushën e Informacionit dhe Teknologjisë? Cilat janë hapat që duhet të përshkruhen deri në zgjidhjen e problemit?
Nxënësi/ja: aftësohet në përcaktimin e hapave që duhen ndjekur për të zgjidhur një problem të caktuar.
1. Çfarë është një algoritëm?
2. Cilat janë fazat nëpërmjet të cilave duhet të kalojë zgjidhja e një problemi?
3. Si mund të analizohet një algoritëm?

 

2.1 Çfarë është algoritmi?

Algoritmi është një sekuencë veprimesh që si qëllim ka zgjidhjen e një problemi të caktuar duke shpjeguar mënyrën dhe hapat që ndiqen deri në zgjidhjen e tij. Me anë të algoritmeve është e mundur kryerja e llogaritjeve, përpunimi i të dhënave, ose automatizimi i një seri veprimesh të caktuara. Algoritmi nuk zgjidh një problem të vetëm por një seri problemesh. Fjala problem ka kuptimin e një pune për tu realizuar. Zgjidhja e një problemi nënkupton realizimin e punës për të gjetur një zgjidhje të saktë të problemit. Njerëzit në profesione të ndryshme kanë probleme të ndryshme për të zgjidhur. Për shembull një mjeke është e interesuar për gjetjen e shpejtë dhe në mënyrë korrekte të diagnozës së një sëmundjeje, një inxhinier për projektimin e ndërtesave etj.

1

 

 

 

 

 

 

2

 

 

 

 

Koncept: Një algoritëm është një bashkësi e fundme, e përcaktuar dhe e renditur hapash të nevojshëm për zgjidhjen e një problemi. Është mirë që algoritmet të shkruhen në një sintaksë e cila e standartizon në mënyrë që të bëhet më e thjeshtë për lexuesin edhe në qoftë se lexuesi është ai që e shkruan. Algoritmi është procesi i parë në shkruajtjen e një programi kompjuterik dhe sygjerohet që të shkruhet algoritmi edhe në rast se programi që duhet realizuar është i thjeshtë.

Analiza e një algoritmi kërkon përfshin:

• Sjellja e algoritmeve: A gjen algoritmi zgjidhjen më të mirë, apo thjesht gjen një zgjidhje të mirë? A mund të ketë disa zgjidhje të mira? A ka ndonjë arsye për të zgjedhur zgjidhjen më të mirë midis disa të tjerave?

• Shpejtësia e algoritmit: A është i shpejtë algoritmi? Sa i shpejtë është? A është i ngadaltë algoritmi? A është algoritmi i shpejtë por për disa inpute të caktuara është i ngadaltë?

• Kërkesat e memorjes së algoritmit: Sa kapacitet memorjeje kërkon algoritmi? A është ky një kapacitet i arsyetueshëm?

• Teknikat kryesore që një algoritëm përdor: A mund të ripërdoren këto teknika për të zgjidhur probleme të ngjashme?