1.1 Transferimi i punimeve në Bitmap

 

Struktura e mësimit 1.1 TIK i avancuar

Nxënësi/ja
    1: kujton elementet e programit Adobe Flash;
    2: rasterizon dhe zëvendëson fotografi në Bitmap
Programi Adobe Flash, Bitmap, rasterizim.
Adobe Flash është program më i avancuar se PowerPoint për të realizuar prezantime dhe animacione. Për çfarë njihet specifikisht ky program?
Nxënësi/ja: me anë të programit Adobe Flash rasterizon fotografi të ndryshme.
    1. Tregoni si mund të ndryshoni ngjyrën gjatë animacionit.
    2. Krijoni një animacion ku të ndryshoni shpejtësinë e lëvizjes, të ngjashëm me shembullin e mësimit.

1.1 Transferimi i punimeve në Bitmap

Në pikën 1 – kemi lloje të ndryshme projektesh që mund të zbatojmë. Selektojmë në të shumtën e rasteve ActionScript 3.0.
Në pikën 2 – kemi shiritin e veglave të punës.
Në pikën 3 – paraqitet një parashikim i objekteve në librarinë e Flash-it.
Në pikën 4 – do të listohen të gjitha objektet që ndodhen në skenën e Flashi-t. Mund të tërheqim objektet nga libraria direkt në skenën e Flashi-t.
Elementet e dritares së programit Adobe FLASH

View post on imgur.com

Transferimi dhe rasterizimi i fotografisë në Bitmap

Marrim një shembull konkret, pra një fotografi statike dhe e vendosim në skenën e Flash-it. Më pas do të transformohet në Bitmap (fotografi me pika dhe vija). Si shembull marrim fotografinë me flamurin Shqiptar nga kerkimet në Google dhe e ruajmë në kompjuter për një kohë të shkurtër. Më pas e vendosim në librarinë e projektit tonë në Flash. Për ta shtuar në librarinë e Flash-it ndjekim komandat duke shkuar në menunë File > Import > Import to Library. Më pas hapet driarja e eksploruesit të Windows-it për të gjetur fotografinë që ruajtëm nga motorët e kërkimit dhe japim Open. Për të vendosur fotografinë në skenë, e tërheqim atë nga libraria e Flash-it në skenë. Shikojmë figurën si më poshtë:

View post on imgur.com

 

Paraqitja e dritares së dialogimit para konvertimit në Bitmap

View post on imgur.com

Paraqitja e ndarjes midis shqiponjës dhe flamurit pas konvertimit në Bitmap

View post on imgur.com

Zëvendësimi i fotografisë

View post on imgur.com