1.2 Krijimi i animacioneve të njëpasnjëshme

Struktura e mesimit TIK i avancuar mesimi 1.2

• krijon animacion të njëpasnjëshëm në program.
Listoni rastet ku i shikoni më shpesh animacionet.
Nxënësi/ja: përdor mjetet e Flash-it për të krijuar animim.
    1. Si krijohet animacioni i njëpasnjëshëm në program?
    2. Cilat janë mjetet e Flash-it për të krijuar animimin?

 

1.2 Krijimi i animacioneve të njëpasnjëshme

 

Lëvizja e objekteve sipas hapave të njëpasnjëshëm

Punimi i animacionit në program

Shikojmë në pikën 1 fotografinë e personazhit dhe pika 2 është fotografia e sfondit. Në pikën 3 ndodhet butoni i krijimit të një shtrese të re (Add Layer). Kur krijohet shtresa, ka emrin standard “Layer 2”, por me dopio klikim nga mausi mund të ndryshojmë emrin në “Sfondi”. Në pikën 4 tregohet që kemi selektuar këtë shtresë, të cilën dhe e kyçim që të mos modifikohet, dhe pika 5 fotografia e marrë nga libraria.

 

View post on imgur.com

Diskutoni mbi pozicionet si në figurë

 

View post on imgur.com


Emërtojmë shtresën 1 me dopio klik duke i vënë emrin “Personazhi” dhe e mbajmë të selektuar atë shtresë. Tani tërheqim fotografinë e personazhit në skenë që të punojmë me të. Fotografia e personazhit, siç e shikojmë në figurë, ka 12 pozicione dhe të gjitha janë në një fotografi si një trup i vetëm. Që të bëjmë animimin, duhet të ekstraktojmë çdo pozicion si simbol më vete. Selektojmë fotografinë e personazhit dhe ndjekim hapat që ndoqëm me flamurin shqiptar duke përdorur menunë Modify > Bitmap > Trace bitmap, dhe nga tabela që shfaqet, mbani Minimum Area = 1px, që të keni saktësi të lartë rasterizimi. Jepni OK tabelës së rasterizimit dhe do të shikoni që fotografia është konvertuar në version pikselor, ku çdo piksel i fotografisë është i selektueshem si më vete. Klikojmë mbi sfondin e bardhë dhe nga tastiera shtypim Delete. Shikojmë figurën si më poshtë:

 

View post on imgur.com

Paraqitja përfundimtare e të gjitha pozicioneve të personazhit

 Përgjigjuni pyetjeve

  1. Si krijohet animacioni i njëpasnjëshëm në program?
  2. Cilat janë mjetet e Flash-it për të krijuar animimin?