1.2 – Mbrojtja e informacionit me fjalëkalim

Po japim disa këshilla mbi zgjedhjen e opsioneve të duhura për hapësirën e privatësisë së fotografive
që keni në Facebook.
1. Ruani fotografitë që janë më shumë personale për ju. Kjo është një mënyrë e thjeshtë, por mjaft efikase për ruajtjen e privatësisë.
2. Konfiguroni opsionet duke kufizuar hapësirën e privatësisë në albumet e Facebook-ut tuaj.
Duke rregulluar mjedisin e sigurisë (privacy settings) për fotografitë e Facebook-ut tuaj, mund të ndihmoni në minimizimin e ekspozimit në internet, por nuk duhet të harroni se, megjithëse albumet tona janë të konfiguruara që një grup i vogël i miqve mund t’i shikojë ato, çdokush kopjon URL-në e imazhit tuaj dhe e shpërndan atë me dikë tjetër.
3. Përdorni një website tjetër për të treguar fotografitë tuaja profesionale.
Mos përdorni rrjetet sociale si një platformë për të shfaqur fotografitë tuaja. Më mirë përdorni website-e të tjera, si Flickr.
4. Mos ngarkoni fotografi me rezolucion të lartë. Imazhet me rezolucion të lartë janë shumë të mundshme të përdoren për qëllime komerciale.
5. Raportoni nëse dikush keqpërdor një nga imazhet tuaja. Facebook-u ju lejon të paraqesni një
raport nëse ju gjeni se dikush është duke bërë një përdorim të papërshtatshëm të imazhit tuaj.