1.3 – Kompresimi i një bashkësie dokumentesh me programe të posaçme

Domosdoshmëria e kompresimit të skedarëve
Punimi njëkohësisht i disa dokumenteve digjitale sjell nevojën e ruajtjes së tyre në direktori të ndryshme. Po ashtu themi se nuk është e lehtë të dërgojmë me email një grup skedarësh. Duke punuar me grupe skedarësh digjitalë, lind nevoja e grupimit të skedarëve në mënyrë që të punojmë me rendiment të lartë.
Grupimi i skedarëve digjitalë njihet si kompresimi (ngjeshja) e tyre në një skedar të vetëm.

 

Kompresimi me anë të programit WinZip
Normalisht, këtë program e gjeni duke kërkuar në motorët e kërkimit, si: Google, Bing, Yahoo etj. Veprojmë njësoj si në rastin e parë, duke i selektuar skedarët dhe direktoritë që na nevojiten, dhe klikojmë me të djathtën e mausit. Selektojmë WinZip > Add to shkolla ime.zip.
Është më se e dukshme që do të krijohet një skedar i kompresuar në formatin ZIP dhe me emrin e
direktorisë, që përmban të gjithë skedarët për kompresim.

 

Përparësitë e kompresimit të skedarëve:
1. Kompresimi i skedarëve sjell uljen e hapësirës që zënë skedarët në hard disk (diskun qendror).
Në varësi të tipit të skedarit do të kemi edhe sasinë e reduktuar të skedarëve të kompresuar. Në
çdo rast, kompresimi krijon skedarë gjithmonë dhe më të reduktuar në madhësi.
2. Skedarët e kompresuar transferohen mjaft lehtë dhe në kohë të shkurtër nga një direktori në
një tjetër, apo nga një kompjuter në një tjetër.
3. Mund të dërgohen me email më shumë skedarë të kompresuar, sesa skedarë normalë. Pra
themi se dërgimi i email-eve është më i sigurt me skedarë të kompresuar. Një opsion tjetër
sigurie që do ta mësojmë më poshtë është se skedarët e kompresuar mund të ruhen me
fjalëkalim, që do të thotë, nëse dërgoni email në duar të gabuara, fjalëkalimi do të mbrojë
privatësinë e atyre skedarëve.
4. Skedarët e kompresuar jetojnë më gjatë, kur ruhen në hard disk, sesa skedarët normalë.
Dëmtimi pjesërisht i hard diskut sjell që skedarët që ndodhen në të po ashtu të dëmtohen. Pra,
çdo qelizë e memories dëmtohet dhe skedarët bëhen të parikuperueshëm. Ndryshe ndodh me
skedarët e kompresuar, ku qelizat e memories janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe rrallëherë
prishen, edhe në rastin kur dëmtohet pjesa e hard diskut.
5. Skedarët e kompresuar mund të ruhen me fjalëkalim, që sjell ruajtjen e informacionit nga
persona të padëshirueshëm. Në shumë raste ndodh që të shpërndani informacione në shumë
njerëz dhe nuk mund t’u besohen informacionet të gjithëve pa përjashtim. Çdo skedar i
kompresuar mund të ruhet me fjalëkalim.