1.3 Strukturat e kontrollit dhe ciklet në JavaScript

Struktura e mësimit 3.1 TIK

    - aftësohet në përdorimin e strukturave të kontrollit në JavaScript;
    - përdor strukturat if, if... else dhe switch për të kontrolluar ekzekutimin e kodit;
    - aftësohet në përdorimin e cikleve në JavaScript;
    - përdor ciklin while, do… while dhe for për të ekzekutuar kodin në mënyrë të përsëritur.
If, if...else, switch, while, do…while, for.
Përse mund të na shërbejnë strukturat e kontrollit gjatë programimit? Përmendni ndonjë shembull nga faqet e internetit ku mendoni se përdoren kontrollet.
Aftësohet në përdorimin e strukturave të kontrollit dhe cikleve në JavaScript.
    1. Shpjegoni ndryshimet midis strukturave të kontrollit dhe cikleve.
    2. Ndërtoni një program në JavaScript, i cili thërret një funksion me tre parametra dhe gjen shumën e tyre.
    3. Ndërtoni skriptin në JavaScript, i cili do të afishojë të gjithë shumëfishat e numrit 2 deri në 100.
    4. Ndërtoni skriptin në JavaScript i cili do të afishojë sipërfaqen e popullsisë për shtetin që zgjidhet nëpërmjet strukturës së kontrollit Switch.
    5. Çfarë afishon kodi i mëposhtëm?
    var lende = [“Matematika”, “TIK”, “Gjuhë”, “Letërsi”]; var i = 2; var text = “”; while (lënde[i]) {     text = text + lende[i] + “ “;     i++; }
Strukturat If, If…else

Struktura e kontrollit If vlerëson një shprehje dhe përcakton se cilat instruksione do të ekzekutohen në një program. Struktura e kontrollit if është si më poshtë:

if (kushti) {

// instruksione

}

Në shembullin e mëposhtëm tregohet përdorimi i kushtit if në marrjen e vendimeve. Fillimisht do t‘i kërkohet përdoruesit të japë një numër më të vogël se 100. Nëse numri nuk është më i vogël se 100, atëherë përdoruesit do t‘i afishohet mesazhi: “Numri që ka dhënë përdoruesi nuk është më i vogël se 100”.

html

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Struktura Switch

Struktura e kontrollit Switch është një mënyrë mjaft efikase për të testuar një variabël për disa vlera. Switch lejon ekzektutimin e instruksioneve bazuar në kushtin që plotësohet.

Struktura While

Struktura ciklike While krijon një cikël, sipas të cilit instruksionet do të ekzekutohen për sa kohë që kushti do të jetë i vërtetë.

var sasia = 0;

while (sasia < 10) {

sasia ++;

}

Instruksionet brenda ciklit While mund të mos ekzekutohen asnjëherë. Gjithashtu duhet pasur kujdes që kushti i cili po testohet të ndryshohet brenda ciklit.

Struktura do…while

Në dallim nga struktura ciklike while, struktura ciklike do…while ekzekuton kodin e vendosur midis kllapave të paktën një herë. Cikli do…while ilustrohet si më poshtë:html2

Kur ekzekutohet ky kod, do të shfaqen tri kuti dialoguese. Gjatë ekzekutimit të parë, variabli sasia do të mbajë vlerën zero, duke i afishuar përdoruesit “Sasia është 0”. Pas ekzekutimit të parë, variabli sasia do të rritet me një. Ekzekutimi i ciklit do të vazhdojë derisa sasia të jetë më e vogël se 3. Ekzekutimi i programit në browser-in Internet Explorer do të afishohej si më poshtë:

ekzekutime