1.4 Diferencat midis llojeve të ndryshme të simboleve

Struktura e mesimit TIK avancuar 1.4

    - identifikon tre tipat kryesorë të simboleve;
    - specifikon efektet që krijon secili simbol.
simbole, grafik, movie clip, butona, keyframe.
Me njohuritë e marra deri më tani, cili mund të jetë një animim i realizuar në shkallën më të lartë të vështirësisë?
Identifikoni rastet e përdorimit të tri simboleve kryesore të Flash-it.
    1 Identifikoni simbolet kryesore.
    2 Cili është simboli më i përdorur?
    3 Nga ndryshon simboli Grafike nga Movie Clip?
    4 Si sillen objektet kur përdorim simbolin Buton? Tregoni një shembull të krijuar me këtë simbol.
Simbolet janë në tre tipe kryesore, si simbole Grafike, Movie Clip dhe Butona. I marrim me rradhe shpjegimin e tyre dhe se si funksionojne ato.

Simbolet Grafike
Siç i kemi parë dhe më parë këto janë simbole të formuara nga forma të ndryshme gjeometrike apo nga foto statike të përmasave të ndryshme. Në mësimet e
mëparshme kemi parë vendosjen e fotove të personazhit që ecën në një skenë. Konvertuam çdo ecje në simbol grafik dhe më vete në mënyrë që të pozicionojmë çdo simbol në mënyrë të njëpasnjëshme. Marrim në shembullin e mëposhtëm vendosjen e një rrethi në skenë dhe konvertimin e tij në simbol grafik. Ndërtojmë një rreth me ngjyrë të kuqe me komandën Oval Tool (O) dhe e selektojmë atë me maus. E konvertojmë një simbol grafik duke shkuar në menunë Modify > Convert to symbol F8. Do të marrim figurën si më poshtë:


Dritarja e dialogimit për konvertimin në simbol grafik.

Simbolet Movie Clip
Tipi i dytë i simboleve në Flash janë simbolet Movie Clip dhe është tipi më i përdorur për të bërë animacione të avancuara në Flash. Këto simbole kanë si specifikë ndryshimin ose animimin në kohë reale brenda hapësirës së vet simbolit. Pra themi se simbolet Movie Clip mund të animohen në skenë dhe po ashtu brenda vetes së tyre. Animacioni në skenën e Flashit është i pavaruar nga animacioni në hapësirën e vet simbolit. Marrim përsëri vendosjen e rrethit në skenë dhe e konvertojmë në simbol të tipit Movie Clip. Shikojmë figurën si më poshtë:

Krijimi i simboleve të tipit Movie Clip

Simboli Button
Nga vet emri na jep mundësinë e krijimit të simboleve dhe të sillen si butona kur janë në skenën e Flashit. Ky tip simboli ndryshon komplet nga dy të tjerët sepse natyra e butonave është që ata
të shërbejnë për komandimin e objekteve të tjerë në skenë. Për shembull me shtypjen e butonit të fillojë animacioni, me shtypjen e butonit të shkojmë në një skenë tjetër, me shtypjen e butonit
të hapet një faqe interneti etj. Le të krijojmë një simbol dhe ta modifikojmë atë. Ndërtojmë një drejtkëndësh me ngjyrë Kafe dhe e selektojmë atë, tek menuja Modify > Convert to Symbol ose F8 nga tastiera. Shikojmë figurën si më poshtë:

Krijimi i një butoni.