1.5 Orientimi në skenë

Struktura e mesimit TIK avancuar 1.5

    - identifikon mënyrat e orientimit në skenë;
    - kombinon mënyrat e orientimit në skenë.
pixel, vizore, guida, grid.
Tregoni nga jeta e përditshme rëndësinë që ka orientimi. Po në programin Adobe Flash pse është i nevojshëm?
Identifikon tri mënyrat e orientimit në program dhe rastet e përdorimit të tyre.
    1. Listo tri mënyrat e orientimit në skenën e Flash-it.
    2. Ku dallojnë vizoret e programit nga sistemi kartezian? Tregoni se si mund t’i bëni ato të dukshme në skenë?
    3. Cila është lidhja që kanë guidat me vizoret?
    4. Kur janë të përdorshme gridat?
Do të shikojmë orientimin në skenën e Flashit duke përdorur Vizoret (Rulers), Udhëzuesit (Guides) dhe Rrjetën Milimetrike(Grid).

Vizoret (Rulers)
Vizoret janë të padukshme në hapjen e programit të Flashit dhe si shumë programe të Adobe-it, vizoret vendosen në anën e majtë dhe sipër skenës së punës. Vizoret shërbejnë për të pozicionuar me përmasa objektet në skenën e Flash-it. Që të aktivizojmë vizoret shkojmë tek menuja View > Rulers dhe do të shikoni në të majtë dhe sipër të skenës që do të aktivizohen vizoret për orientim të saktë. Shikojmë figurën si më poshtë:

7-1-5-5-1Paraqitja e vizoreve dhe modifikimi i parametrave të skenës.

Udhëzuesit (Guides)
Udhëzuesit janë vizore të lëvishme dhe të ngjyrosura për të na dhënë drejtimin e saktë në skenë pa ndihmën e koordinatave. Nëse projektet janë komplekse, puna me koordinata bëhet shumë
e veshtirë dhe duhen bërë llogaritjë që të dalin përmasat ashtu siç duhen. Guidat krijohen duke klikuar dhe mbajtur shtypur mausin mbi Rulers, qoftë majtas ose sipër. Siç e kemi mausin të
shtypur duhet ta mbani shtypur dhe ta tërhiqni mousin deri në skenë aty ku duhet mbajtur drejtimi për vendosjen e objekteve. Marrim një shembull të thjeshtë duke pozicionuar 3 drejtkëndësha
horizontalisht dhe vertikalisht nëpërmjet guidave. Shikojmë figurën si më poshtë:

7-1-5-5-3

Rreshtimi i 3 objekteve në skenë me ndihmën e Guidave.

Letra milimetrike (Grid)
Letra milimetrike shërben për të treguar se sa hapsirë kanë zënë objektet që ndodhen në skenë. Disa e përdorin për tu orientuar sipas boshteve X dhe Y, disa të tjerë e përdorin për të matur
distancat midis objekteve. Grid është shumë e përdorshme kur keni projekte që duan shumë përpikmëri në pozicionimin e objekteve. Letra milimetrike aktivizohet në menunë View > Grid
> Show Grid. Një funksion shumë i mirë i letrës milimetrike është që kur e zmadhojmë pamjen e skenës letra do të ruajë propocionin e ndarjes të rreshtave dhe kollonave. Do të kemi figurën si më
poshtë kur zmadhojmë në Flash me komandën Zoom Tool (Z):

7-1-5-5-6

Paraqitja e Grid në kombinacion me guidat.