1.5 – Regjistrimi i sekuencave të shkurtra filmike (videove)

Programi kompjuterik Scratch
Një nga programet kompjuterike për të realizuar sekuenca filmike është edhe Scratch-i. Gjendet duke e kërkuar në motorët e kërkimit ose duke shkruar adresën: https://scratch.mit.edu në eksploruesit e internetit. Ky program mund të përdoret nëpërmjet eksploruesit të internetit, si: Chrome apo Mozilla, po ashtu mund të shkarkohet si skedar i kompresuar nga adresa e mësipërme dhe të instalohet në kompjuter.
Njihemi me pjesët përbërëse të programit si më poshtë:

Shikojmë në pikën 1 menunë kryesore, e cila shërben për të ruajtur projektin në kompjuter.
Gjithashtu, këtu gjenden dhe komanda të tjera. Në pikën 2 ndodhen butonat Start (Fillo) dhe Stop
(Ndalo) për projektin që ndodhet në pikën 3. Në pikën 3 është skena filmike, ku ndodhen të gjitha
objektet që marrin pjesë në kompozimin e filmit. Në pikën 4 ndodhen paletat për programimin
e objekteve me efekte të ndryshme sipas dëshirës. Këtu gjenden komandat për lëvizjen, pamjen,
veprimtarinë (eventet), operimin e objekteve etj. Mund të themi që kjo është pjesa kryesore
e këtij programi për të vendosur në aktivitet objektet. Në pikën 5 është fusha ku do të jenë
komandat e kombinuara në mënyrë grafike dhe të kuptueshme. Duhet të kuptojmë që sensi i
radhitjes së komandave është nga lart-poshtë dhe nga majtas-djathtas. Në pikën 6 radhiten ikonat e objekteve dhe selektimi i tyre tregohet me fushën dhe bordurën blu. Në pikën 7 jepen ikonat
për futjen e objekteve të reja, që tashmë nuk ndodhen të radhitura në pikën 6. Në pikën 8 jepen
librari të gatshme për të filluar një projekt ose shembuj se si punohet në këtë program.