1.6 Efektet mbi imazhet, simbolet dhe punimi në 3D

Struktura e mesimit TIK avancuar 1.6

    - krijon efekte të objektit pa animacione;
    - vendos efektin e hijëzimit mbi objekt;
    - paraqet animacion me efekte.
Drop Shadow, Movie Clip, 3D Rotation Tool (W), Insert Frame.
Tregoni disa cilësi të imazheve 3D dhe arsyet pse mendoni se përdoren më shumë.
Aftësohet në rasterizimin e fotografisë.
    1. Si rasterizohet një fotografi?
    2. Çfarë është Quality dhe cilat janë tri opsionet?
Marrim një foto nga interneti të flamurit shqiptar dhe e importojmë në librarinë e Flashit, po ashtu e kalojmë në skenën e Flashit dhe e rasterizojmë. Për të bërë rasterizimin (pikselimin) e fotos kujtojmë që selektohet foto dhe shkojmë tek menuja Modify > Bitmap > Trace Bitmap. Selektojmë vetëm ngjyrën e kuqe të flamurit dhe e konvertojmë në simbol të tipit Movie Clip me emrin “sfondi”. Kurse shqiponjën e konvertojmë në simbolin Movie Clip me emrin “shqiponja”. Tani i japin vetëm shqiponjës efekte të ndryshme duke përdorur paletën Properties > Filters. Si shembull le të shtojmë hijëzim me ngjyrë të verdhë vetëm për shqiponjën. Tek paleta Filters, klikojmë Add Filter > Drop Shadow. Shikojmë figurën si më poshtë:

7-1-6-1Vendosja e efektit të hijëzimit mbi shqiponjën

Shikojmë në pikën 1 që jemi tek paleta Properties dhe në pikën 2 e kemi të konvertuar në simbol të tipit Movie Clip. Në pikën 3 kemi hapur paletën Filters, ku mund të listohen të gjithë filtrat që mund të krijojmë. Në piken 4 ndodhet ikona Add Filter dhe në piken 5 ndodhet efekti Drop Shadow. Do të shikojmë që pasi aplikohet filtri i hijëzimit, do të jenë vendosur disa efekte standarte si cilësia, distanca e hijëzimit, ngjyra e hijëzimit etj. Shikojmë figurën më poshtë me parametrat standard vetëm ngjyra e ndryshuar në të verdhë.

7-1-6-2Paraqitja e parametrave te hijëzimit.

Shikojmë në pikën 1 kemi paletën Filters dhe në pikën 2 kemi parametrat për hijëzimin Drop Shadow. Njësitë matëse janë në piksel (px) sepse përshtaten nga parametrat e projektit që vendosen që në fillim. Çdo parametër mund të ndryshohet sipas preferencave. Blur X,Y ështe distanca e tymosjes së hijëzimit. Quality është cilësia e hijes dhe jane tre opsione Low (e ulët), Medium (e mesme) dhe High (e lartë). Distancë është distanca e hijes nga objekti origjinal. Color është ngjyra e hijes dhe është e pavaruar nga ngjyra e vet objektit dhe në rastin e mësipërm kemi selektuar të verdhë. Në këtë mënyrë kemi mundësinë të shtojmë shumë efekte si më sipër, si tymosjen e vet objektit, ringjyrosjen e vet objektit, ngjyrosja me gradiente, etj..

Efektet 3D mbi objektet në skenë janë po ashtu të mundshme nëpërmjet komandës 3D Rotation Tool (W) që ndodhet në shiritin e veglave të punës. Kjo komandë shërben për rrotullimin 3 dimensional të objekteve në skenë. E mbajmë të selektuar simbolin e shqiponjës dhe aktivizojmë 3D Rotation Tool (W). Shikojmë figurën më poshtë:

7-1-6-3Paraqitja e komandes se aktizuar 3D Rotation Tool (E).

Në pikën 1 ndodhet komanda 3D Rotation Tool (W) e aktivizuar dhe në pikën 2 shikojmë boshtet e rrotullimit. Me ngjyrë të kuqe është boshit koordinativ X, me ngjyrë jeshile boshti Y, me ngjyrë blu boshti Z dhe me ngjyrë kafe është boshti i rrotullimit në të treja boshtet me dorë të lirë. Nëse e çojmë mausin sipër atyre boshteve do të kemi mundësinë që të rrotullojmë objektin sipas atij boshti. Duhet patur parasysh që rrotullimi sipas boshteve X, Y, Z është statik, që do të thotë rrotullimi është i mundshëm vetëm në një drejtim. Kurse me boshtin me ngjyrë kafe, rrotullimi mund të bëhet në çdo drejtim njëkohësisht. Në fillim pozicionohemi tek Frame 25 në Timeline dhe me të djathtën klikojmë duke selektuar Insert Frame. Përsëri klikojmë me të djathtën mbi Frame 25 dhe selektojmë Create Motion Tween. Do të shikoni në Timeline që do të krijohen dy shtresa automatikisht. Kjo sepse shtresa e parë Layer 1, përmban sfondin që do të animohet dhe shtresa e dytë Layer 2 përmban shqiponjën. Riemërojmë shtresat përkatësisht “Flamuri” dhe “Sfondi”. Tani selektojmë shtresën Flamuri dhe siç e kemi komandën 3D Rotation Tool (Ë) të aktivizuar bëjmë rrotullim 360 gradë sipas boshtit me ngjyrë kafe duke mbajtur drejtimin sipas boshtit Y. Shikojmë rezultatin e projektin si në figurën më poshtë:

7-1-6-47-1-6-57-1-6-6