1.7 Punë praktike – Banerat e animuar per faqet e internetit

Krijimi i banerit të animuar “RIVIERA SHQIPTARE” me përmasa 300 x 250px. Krijimi i banerave të animuar në Flash kanë për të qëllim të vendosen në faqen e internetit. Gjithmonë
është e këshillueshme të keni materialet gati përpara se të filloni punën në Flash. Për të ndërtuar banerin do të duhet një sfond i cili mund të qëndrojë statik përgjatë gjithë animacionit, do të duhet flamuri shqiptar, do të duhet një varkë në formatin png me sfond transparent dhe tekstin që do ta shkruajmë në Flash.

KËSHILLA: Zakonisht banerat e animuar duhet të ketë animacione të thjeshta dhe sa më të shkurtra në mënyrë që të mos bezdiset vizitori i faqes së internetit. Shumë përdorues të Flashit mund të abuzojnë me krijimin e animacioneve për të bërë sa më atraktive duke futur shumë elemente dhe animacionet janë shumë të shpeshta për t’u kapur nga syri i vizitorit. Në fillim formatojmë skenën me përmasa 300 x 250px dhe importojmë në librarinë e flashit objektet që duhen si sfondi me detin, varkën dhe flamurin. Foton e flamurit e vendosim në skenë dhe e rasterizojmë në menunë Modify > Bitmap > Trace Bitmap. Pas rasterizimit duhet që sfondin e kuq të flamurit ta fshijmë dhe vetëm shqiponja të ngelet. Ngjitur me shqiponjën, diku në të djathtë shkruajmë “RIVIERA SHQIPTARE” me madhësi fonti 23pt dhe tipi i fontit Microsoft Sans Serif. Konvertojmë në simbol Movie Clip të dy bashkë shqiponjën dhe tekstin. Vendosim varkën në skenë dhe e konvertojmë po ashtu në simbol të tipit Movie Clip. Sfondi nuk ka nevojë të konvertohet në simbol sepse nuk do aplikojmë asnjë efekt mbi të. I fshijmë për momentin nga skena dhe shkojmë në Timeline për të krijuar tre shtresa përkatësisht Sfondi, Varka dhe Logo. Shikojmë figurën më poshtë:

7-1-7-1-1Paraqitja e simboleve dhe shtresave të krijuara.

Në pikën 1 jepet skena e formatuar sipas madhësive 300 x 250px. Në pikn 2 jepen simbolet dhe fotot që janë importuar. Do të përdoren vetëm sfondi, varka dhe logo në këtë projekt. Në pikën 3 jepen shtresat e krijuara për këtë projekt. Tani marrim nga libraria e Flashit sipas radhës objektet dhe i pozicionojmë në skenë nëpër shtresat përkatëse. Vendosim sfondin dhe përdorim Free Transform Tool (Q) për ta zvogëluar imazhin aq sa duhet në skenë. Po ashtu vendosim varkën dhe logon duke aplikuar Filter > Drop Shadow me ngjyrë të kuqe dhe distancë prej objektit 1px, si në figurën e mëposhtme:

7-1-7-1-2Paraqitja e radhitjes së objekteve në pikën fillestare

Efekti do të jetë që varka që ndodhet në breg do të iki nga e majta në të djathtë, pra largohet nga bregu në drejtim të thellësisë, kurse logo (shqiponja dhe teksti) do hyjnë në skenë nga e majta në të djathtë duke ndjekur varkën. Qëllimi është që varka duhet të iki nga skena, kurse logo të hyjë në skenë dhe të qëndrojë aty. Krijojmë animacionin e largimit të varkës me Motion Tween dhe futjen në skenë të logos përsëri me Motion Tween. Marrim kohën total prej 30 fps. Selektojmë shtresën “Varka” dhe në Frame 30 me të djathtën e mausit selektojmë Insert Frame. Për seri me të djathtën e mausit selektojmë Create Motion Tween. Përsërisim të njëjtën gjë me logon dhe marrim rezultatin si më poshtë:

7-1-7-1-3Krijimi i animacioneve në Timeline

Nëse e shikojmë projektin të ekstraktuar do të shikojmë rezultatin si më poshtë:

7-1-7-1-47-1-7-1-57-1-7-1-6