1.8 Punë praktike – Galeri “NATYRA SHQIPTARE”

Do të krijojmë një prezantim në formë galerie me 3 peisazhe nga natyra shqiptare. Çdo foto do të ketë ikonat përkatëse dhe efekte të cilat do të zmadhojnë foton nga të vogla në të mëdha sa madhësia e skenës. Do të marrim si standarte efektin e zmadhimit deri në 30 fps dhe qëndrimin në skenë deri ne 15 fps pa efekt, kështu fotot e tjera ndjekin njëra-tjetrën. Duhet të përgatisni 3 foto peisazhi nga natyra shqiptare, të importohen në librarinë e Flashit dhe të konvertohen në simbole Movie Clip. Vendosni emrat sipas dëshirës, konkretisht do t’i quajmë sipas vendit si Kruja, Shkodra dhe Butrinti. Po ashtu krijojmë 5 shtresa duke i quajtur Titulli, Ikonat, Kruja, Shkodra dhe Butrinti. Të tre ikonat duhen konvertuar në një simbol të vetëm Movie Clip që të aplikojmë efekt mbi to duke qënë një grup i vetëm. Shikojmë si më poshtë:

7-1-8-1Paraqitja e simboleve dhe shtresave për krijimin e galerisë

 Fillojmë me animacionin duke filluar me zhvendosjen e ikonave nga jashtë skenës me drejtim për brenda si në figurën e mësipërme. Kjo arrihet duke u pozicionuar në shtresën Ikonat dhe klikoni me të djathtën mbi Frame 30. Selektoni Insert Frame dhe do të shikoni shiritin në Timeline të ngjyrosur me gri, siç jemi klikojmë përsëri me të djathtën duke selektuar Create Motion Tween. Pozicionojmë brenda skenës simbolin e të tre ikonave sipas dëshirës. Do të shikoni vijën e trajektores së Motion Tween. Pra 30 fps do të jetë efekti i pozicionimit të ikonave brenda skenës. Selektojmë shtresën Kruja dhe te Frame 45 marrim simbolin Kruja dhe e leshojmë mbi skenë. Po ashtu në shtresën Ikonat klikojmë me të djathtën tek Frame 45 dhe selektojmë Insert Frame. Kjo për arsye që ikonat do të qëndrojnë në skenë përgjatë gjithë animacionit. Me komandën Free Transfrom Tool (Q) zvogëlojmë simbolin Kruja dhe e vendosim mbi
ikonën e parë që paraqet kalanë. Shikojmë si më poshtë:

7-1-8-2Paraqitja e ikonës së zvogëluar pas ikonës së kalasë

Normalisht nuk duket foto e zvogëluar sepse shtresa Kruja ndodhet poshtë shtresës Ikonat. Titulli po ashtu nuk duket sepse në Frame 45 nuk kemi shktuar akoma framet. Tani te shtresa Kruja insertojmë Keyframe tek Frame 46. Klikojmë të djathtën mbi Frame 75 (nga Frame 45 + 30fps për zmadhimin) dhe selektojmë Insert Frame. Përsëri me të djathtën në të njëjtën frame selektojme Create Classic Tween. Siç jemi të pozicionuar në Frame 75 e zmadhojmë (me komandën Free Transform Tool) simbolin e fotos Kruja duke mbushur skenën. Pasi u zmadhua do qëndrojë pa lëvizur deri në Frame 90, prandaj klikojmë të djathtën në Frame 90 dhe selektojmë Insert Frame. Bëjmë Insert Frame tek Frame 90, përkatësisht për shtresën Ikonat dhe Titulli. Shikojmë animacionin deri në këtë frame si më poshtë:

7-1-8-37-1-8-47-1-8-5

Animacioni deri në zmadhimin e fotos së parë

Vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë për 2 fotot e tjera, thjesht duke mbajtur kohën konstante. Në shtresen Shkodra, shtojmë një keyframe në Frame 90. Tërheqim simbolin Shkodra mbi skenë dhe e zvogëlojmë për ta vënë tek ikona e dytë. Tek shtresa Shkodra shtojmë frame tek Frame 120 (30fps për animacionin) dhe krijojmë Classic Tëeen. Tek Frame 135 insertojmë frame përsëri për ta lënë foton statike. Po ashtu bëjmë insert frame tek shtresa Kruja në Frame 135 në mënyr që në sfond të qëndrojë foto e kalasë deri sa animacioni i Shkodrës të mbushet plotësisht. Po ashtu tek shtresa Ikonat duhet të insertojmë frame tek Frame 135. Foto e fundit do të fillojë duke insertuar Keyframe tek shtresa Butrinti në Frame 135. Tërheqim simbolin Butrinti dhe e zvogëlojmë në mënyrë që të fillojnë animacioni. Tek Frame 165 shtojmë Insert Frame në mënyrë që të krijojmë Classic Tëeen. Në Frame 165 e zmadhojmë simbolin Butrinti që të mbushi skenën. Shtojmë frames tek shtresa Ikonat në mënyrë që të qëndrojnë statike deri në fund. Po ashtu shtojmë frames tek shtresa Shkodra që të vazhdojë të rrijë në sfond deri sa të mbarojë animacioni i simbolit Butrinti. Marrim kështu animacionin e përfundimtar për krijimin e galerisë. Shikojmë si më poshtë:

7-1-8-67-1-8-77-1-8-8