3.2 Funksionet

Struktura e mësimit 3.2 TIK

    - kupton qëllimin e krijimit të funksioneve në JavaScript;
    - ndërton tipa të ndryshëm funksionesh;
    - ekzekuton funksionet dhe merr të dhëna prej tyre.
funksion, argument, return
Duke u nisur nga funksionet matematikore, çfarë roli mendoni se kanë funksionet në Java Script?
Aftësohet në ndërtimin dhe ekzekutimin e funksioneve kryesore në JavaScript.
    1. Përse ndërtohet një funksion? Si thirret ai?
    2. Ndërtoni një program që thërret një funksion që gjen shumën e numrave, të cilit i jepen nga përdoruesi kur funksioni thirret.
    3. Ndërtoni një funksion min, që merr si parametra dy numra dhe kthen më të voglin midis tyre.
    4. Ndërtoni një funksion i cili do të kthejë mbrapsht një fjalë me katër shkronja të cilat do të jepen nga përdoruesi. Për shembull, nëse përdoruesi jep fjalën pema, funksioni duhet të kthejë amep.

Funksionet në Java Script

Funksionet në JavaScript përbëjnë një grup shprehjesh të cilat mund të thirren brenda një programi në JavaScript. Funksionet mund të pranojnë një numër të pakufizuar argumentesh. Kujtojmë që argumentet janë vlerat hyrëse, të cilat i kalohen një funksioni. Funksioni i kthen një vlerë kthimi, thirrësit të funksionit. Funksionet përdoren kur disa instruksione do të ekzekutohen disa herë brenda një programi. Në vend që të shkruhet një kod disa herë, mund të përdoret një funksion për të kryer veprimet. Një funksion përcaktohet nëpërmjet fjalës kyç function, i ndjekur nga emri i funksionit dhe brenda kllapave vendosen argumentet që do të përdoren. Struktura e një funksioni pa argumente do të ishte:

function emërFunksioni() {

//instruksione;

}

Thirrja e funksionit Një funksion nuk do të ekzekutohet derisa ai të thirret. Thirrja e funksionit realizohet si më poshtë në varësi nëse funksioni përmban argumente ose jo.

emërFunksioni (argument1, argument2);                  emërFunksioni ();

Në JavaScript, ndryshe nga gjuhët e tjera nuk është e nevojshme të përcaktohet numri i argumentave që do të kalohen në një funksion. Kur funksioni thirret, argumentet do të mbajnë vlerat që do t’i dërgohen një funksioni.

function myFunction() {

var arg1 = arguments[0];

var arg2 = arguments[1];

}

Por gjithashtu mund të merret sasia e argumenteve dhe të bredhim midis argumenteve si më poshtë:

function myFunction() {

var gjatësiaarg = arguments.length;

for (var i = 0; i < gjatësiaarg; i++) {

// Instruksione }

}

shembull3.1

Kthimi i vlerave

Funksionet të cilat kthejnë vlerë duhet të përdorin fjalën kyç return. Ky instruksion specifikon vlerën që do të kthehet aty ku funksioni është thirrur.

shembull3.1-2

Fjala kyç return mund të vendoset jo vetëm në fund të kodit, si ilustrohet më poshtë.

function myFunction(x) {

if (x == 1) {

return true; }

else {

return false; }