3.4 Punë praktike

 Në këtë praktikë do të ndërtohet një formular regjistrimi, i cili kërkon nga përdoruesi emrin, mbiemrin, kodin ZIP dhe Shtetin. Pasi merren të dhënat nga përdoruesi, duhet të kryhen vlerësimet e të dhënave të tij si më poshtë:

– të kontrollohet nëse fushat emër dhe mbiemër nuk janë bosh;
– të kontrollohet nëse fusha kodi ZIP është numër me katër shifra dhe nuk është bosh;
– të kontrollohet nëse është përzgjedhur shteti nga fushat përkatëse. Nëse nuk janë plotësuar kërkesat e mësipërme, përdoruesit duhet t’i shfaqen mesazhet përkatësisht si më poshtë:
– Ju lutemi, jepni emrin tuaj!
– Ju lutemi, jepni mbiemrin tuaj!
– Ju lutemi, jepni kodin ZIP me 5 shifra!
– Ju lutemi, jepni shtetin!
formular rregjistrimi