4.1 Hyrje në Visual Basic dhe komponentët e tij

Struktura e mësimit 4.1 TIK

    - koncepton gjuhën e programimit Visual Basic;
    - koncepton formën dhe kodin në Visual Basic;
    - koncepton objektet dhe ngjarjet në VB;
    - njeh mjedisin e punës në Visual Basic;
    - identifikon elementet e ndërfaqes IDE.
visual basic, .NET, atribut.
Sa programe njihni që ju mundësojnë dizenjimin e ndërfaqeve me drag & drop?
Njihet me Visual Basic dhe komponentët e tij.
    1. Çfarë është Visual Basic? Po BASIC?
    2. Nëpër cilat etapa ka kaluar evoluimi i VB-së?
    3. Çfarë kuptoni me projekt? Po me formë?
    4. Çfarë është toolbox?
    5. Cilët janë disa nga kontrollet e toolbox-it?
    6. Çfarë përmban dritarja Properties? Cilat janë disa nga vetitë kryesore të saj?
    7. Përse shërben dritarja Solution Explorer? Po Error List dhe Output?
Çfarë është Visual Basic?
Visual Basic ose VB është një gjuhë programimi e orientuar nga objektet si edhe një mjet i cili e lejon programuesin të dizenjojë ndërfaqen grafike të përdoruesit (GUI) vizualisht, pa përfshirë kod. Kjo cilësi së bashku me shumë cilësi të tjera e bën Visual Basic të lehtë të përdoret për të zhvilluar aplikacione. Qëllimi kryesor i Visual Basic është të mundësojë një platformë të lehtë për të shkruar programe që janë të bazuar në Windows. Ai është i orientuar nga ngjarjet.

Mjedisi i punës në Visual Basic
Programi i parë – Hapat e krijimit të një projekti
Fillimisht duhet të kemi instaluar Visual Studio Community 2015 ose një version më të ri në kompjuterin tonë. Hapim Visual Studio dhe zgjedhim New Project nga menuja File për të krijuar një projekt të ri në Visual Basic, ose zgjedhim New Project në faqen e parë Start Page. Secili nga këto opsione na çon në një dritare që shërben për të emërtuar projektin dhe për të zgjedhur llojin e tij, në këtë rast është Windows Forms Application. Emri i projektit duhet të jetë tregues për atë që do të bëjë programi. Klikojmë butonin Ok për të krijuar projektin. Kur krijojmë një projekt, folderi i projektit dhe të gjithë skedarët e tij janë të ruajtur në folderin Visual Studio/Documents në kompjuterin tonë. Nuk duhet të kryeni ndryshime të emrave apo të lëvizni nga ky folder projektet që janë të ruajtura pasi mund të shkaktojnë problem me projektet tona gjatë ekzekutimit të tyre.
Projekti është një bashkësi skedarësh që përbëjnë programin e përdoruesit.

visual basic

Elementet e Ndërfaqes IDE
Pasi krijohet projekti, IDE (Integrated Development Environment) tregohet në figurën më poshtë. Në krye të dritares është emërtimi i saj. Mjedisi përbëhet nga disa dritare kur hapet VB-ja.
Dritarja e Formës
Pasi projekti është krijuar, forma do të duket si në figurë. Forma në momentin kur hapet quhet Form1.
Kjo formë, pasi kompletohet, është ndërfaqja që shikon përdoruesi në momentin kur ai e ekzekuton
programin, pra me fjalë të tjera forma shërben për ndërfaqjen me përdoruesin. Nëpërmjet komandave që vendosim në formë i japim mundësinë përdoruesit të komunikojë me kompjuterin sipas programit që kemi bërë për të.

nderfaqja

dritarja

Dritarja përmban një formë të emërtuar Form1, ku do të shfaqet ndërfaqja GUI (Graphical User Interface) e programit. GUI është pjesa vizuale e programit, ku përdoruesi hedh të dhënat dhe ku shfaqet dalja e programit. Format janë baza për të krijuar ndërfaqen e aplikacionit.
ToolBox-i
Në të majtë të kësaj dritareje shohim dritaren Toolbox. Ajo është një listë me mjete ose kontrolle që
përdoren për të ndërtuar ndërfaqen e përdoruesit. Nëse Toolbox nuk shfaqet në ekran, mund të gjendet
te menuja View. Secilin prej kontrolleve në Toolbox mund ta tërheqim (drag and drop) drejt formës ose me klikim të dyfishtë mbi të dhe ai do të shfaqet automatikisht në formë. Mund ta pozicionojmë secilin prej tyre aty ku duam. Është e rëndësishme që forma të dizenjohet në një mënyrë estetike dhe të thjeshtë për tu kuptuar nga përdoruesi dhe jo të jetë e komplikuar, pra ajo thjesht duhet të ndihmojë përdoruesin që të kryejë detyrat e tij duke përdorur programin tonë.
Disa nga kontrollet më të përdorura janë listuar në tabelën në vijim.

tabela

Disa nga vetitë më të rëndësishme janë listuar në tabelën e mëposhtme.

tabela-2

Error List është një dritare që tregon gabimet dhe paralajmërimet për projektin. Kjo dritare tregon tipin e gabimit, jep një përshkrim të plotë të tij, emrin e skedarit dhe gjithçka tjetër që na ndihmon për ta
rregulluar atë.
Output është dritarja që shfaq rezultatin e kompilimit dhe outputin e printuar nga aplikacioni. Gjithashtu tregon dhe mesazhet e gjeneruara nga IDE që tregojnë se çfarë po bëhet.