1.3 Modifikimi i simboleve dhe i animacioneve

Struktura e mesimit tik i avancuar 1.3

• ndryshon simbolet duke ndryshuar ngjyrat apo shpejtësinë e lëvizjes.
Çdo faqe interneti përmban animacion. Cilat janë disa nga efektet që keni hasur më shumë?
Nxënësi/ja: krijon efekte të ndryshme për animimacion.
    1. Tregoni si mund të ndryshoni ngjyrën gjatë animacionit.
    2. Krijoni një animacion ku të ndryshoni shpejtësinë e lëvizjes, të ngjashëm me shembullin e mësimit.

 

1.3 Modifikimi i simboleve dhe i animacioneve

Paraqitja e modifikimit të një simboli

 

View post on imgur.com

 

Në pikën 1 listohet emri i simbolit që po modifikojmë

Në pikën 2 jepet një parashikim (preview), se çfarë përmban ky simbol. Në momentin që hapet ky simbol për modifikim, do të shikojmë që të gjitha pikat e pikselit të tij janë të selektuara dhe gati për modifikim. Klikojmë diku në skenë që të modifikojmë ato pika që duhen dhe jo të gjithë karakterin. Kujtohuni nga mësimi i mëparshëm që konvertuam nga fotografi në version pikselor me komandën Trace Bitmap. Në pikën 4 tregohet skena ku është i gjithë projekti i kombinuar dhe në pikën 5 tregohet që jemi duke punuar aktualisht në modifikimin e simbolit me emrin “1”.

Për të ngjyrosur kanotierën e personazhit me të kuqe duhet të aktivizojmë komandën Paint Bucket Tool (shtypni K nga tastiera), si në pikën 6. Në pikën 7 ndodhet e selektuar ngjyra e kuqe, automatikisht në këtë rast, por nëse nuk është e kuqe, duhet të klikoni jashtë në skenë, që të mos keni selektuar asnjë objekt në skenë dhe pastaj të selektoni ngjyrën që dëshironi. Klikojmë mbi pikselet e bardha të kanotierës dhe do të shikojmë që do të mbushet me ngjyrë të kuqe.

 

View post on imgur.com

 

 

Paraqitja e simbolit të ndryshuar

Modifikimi i animacionit duke ndryshuar shpejtësinë e lëvizjes

View post on imgur.com

Gjetja e kohës totale të të gjithë animacionit në pikën 2

Materiale Shtesë 1:

Video si të bëjmë të levizë një makinë në  Adobe Flash?

Materiale Shtesë 2