Algoritmet ciklike

Algoritmet ciklike nënkuptojnë që një grup komandash do të përsëriten disa herë, derisa kushti logjik të jetë i vërtetë. Në tabelat e mëposhtme japim një ilustrim të algoritmit ciklik.

 

 

Shembull:
Për ta ilustruar se si funksionon një algoritëm ciklik, do të trajtojmë shembullin e shumës së numrave nga
1 deri në 100.
Si do të veprojmë? Në fillim do të mbledhim 1 + 2, shumës së tyre do t’i shtojmë 3 dhe kështu me radhë,
derisa të shkojmë te numri 100. Pra, kjo është një procedurë që do të përsëritet 100 herë.
Ku do ta ruajmë shumën? Sa herë që do të kemi veprime për gjetjen e shumës, do të duhet të përdorim një variabël ndihmës. Në këtë shembull do të marrim një variabël: shuma, i cili do të shërbejë për ruajtjen e shumës. Ky variabël do të ketë një vlerë fillestare 0.
Si funksionon cikli? Parametrat e ciklit do të ndihmojnë në ndërtimin e kushtit logjik. Në fillim do të marrim një variabël i, me vlerë fillestare 1, sepse do të gjejmë shumën e numrave duke filluar nga 1. Vlera fillestare e i-së varet nga problemi që do të trajtoni.

Zgjidhje: