Algoritmet e degëzuara

Paraqitja e degëzuar funksionon në këtë mënyrë:
Kur kushti logjik është i vërtetë, atëherë ekzekutohet Listë instruksionesh 1 dhe Listë instruksionesh 2 nuk merret parasysh. Në të kundërt, ekzekutohet Listë instruksionesh 2 dhe Listë instruksionesh 1 nuk merret parasysh. Pas ekzekutimit të njërës prej komandave, kontrolli i ekzekutimit kalon te veprimi që është jashtë kushtit. Pra, tek algoritmet me degëzim në varësi të kushtit logjik do të vazhdohet në njërën
nga degët.

Shembull: Të kontrollohet në qoftë se një numër është çift ose tek.
Në këtë shembull do të përdorim modulin. Simboli i modulit është %. Me modul do të kuptojmë mbetjen
që del nga pjesëtimi i dy numrave të plotë, për shembull, 7 % 2 = 1, sepse 7 / 2 = 3, mbetja 1. Një numër në modul 2, në qoftë se jep 0, është numër çift, në rast të kundërt është numër tek.

Zgjidhje:

 

Situatë
Në zgjidhjen e problemeve të ndryshme hasim kushte të ndryshme, si për shembull: “a është numri më i madh se 5; a plotëpjesëtohet numri me 2; a është shuma pozitive?”. Si do të ndërtohet bllokskema në këtë rast? Si do të jetë rrjedha e shigjetave?