Algoritmet lineare

Algoritmet në bazë të strukturës së tyre dhe hapave që ndjekin për zgjidhjen e një problemi ndahen në:

1. algoritme lineare;
2. algoritme të degëzuara;
3. algoritme ciklike.

 

Algoritmi linear

Algoritmi linear është ai lloj algoritmi ku veprimet janë të renditura njëri pas tjetrit dhe secili prej tyre kryhet vetëm një herë, dhe pasi është kryer veprimi paraardhës.

Shembull:

Për të ilustruar se si funksionon algoritmi linear, do të zhvillojmë një shembull, ku do të gjejmë shumën e
dy numrave.
Si do të veprojmë? Në fillim do të lexojmë dy numra a dhe b. Shumën e tyre do ta ruajmë te variabli s.
Dhe më pas do të afishojmë vlerën që ka ky variabël. Si funksionon algoritmi linear? Hapat e algoritmit do të trajtohen njëri pas tjetrit.

Zgjidhje: