Animacionet Classic Tween

Ndërtimi i animacionit me metodën Classic Tween

Le të ndërtojmë një animacion me metodën Classic Tween, që do të thotë të tregojmë se si lëviz një
objekt nga një pozicion A në pozicionin B, duke përdorur 24 FPS. Me komandën Rectangle [R], me të
cilën jemi njohur parë, ndërtojmë një drejtkëndësh të pozicionuar, fillimisht, majtas ekranit (Scene 1).
Shikojmë figurën më poshtë.

Tashmë shikohet në pikën 1 se Frame 1 është i mbushur me një rreth të zi, që tregon se në këtë Frame dhe ekran ndodhen objekte. Në programin Flash, ekranet që kanë objekte brenda një Frame quhen Keyframe. E treguar në pikën 1 me shigjetë, themi se kemi të bëjmë me një Keyframe. Për të bërë lëvizjen e drejtkëndëshit djathtas, duhet të klikojmë me të djathtën e mausit mbi Frame 24, e treguar në pikën 2. E marrim në Frame 24, sepse për një sekondë duam të lëvizim drejtkëndëshin në pozicionin B dhe pikërisht në atë Frame duam të krijojmë një Keyframe. Pasi klikuam me të djathtën mbi Frame 24, zgjedhim Insert Keyframe dhe marrim rezultatin si në figurën më poshtë.

Shikojmë nga figura se nga Frame 1 deri në Frame 24 është ngjyrosur me gri. Kjo tregon se në çdo Frame
nga 1 deri në 24, objektet janë kopjuar automatikisht. Tashmë që krijuam Keyframe 24 dhe jemi
të pozicionuar me kursorin në të, duhet të bëjmë spostimin e drejtkëndëshit nga e majta e ekranit
në të djathtë me selektim me maus.
Me komandën Selection Tool [V] selektojmë komplet sipërfaqen e drejtkëndëshit dhe, duke mbajtur
tastin Shift të shtypur, tërheqim me maus drejtkëndëshin deri në të djathtën e ekranit. Shikojmë figurën
më poshtë.

 

Themi se Keyframe 24 vendos lëvizjen përfundimtare dhe animacioni për një sekondë duhet të mbarojë
këtu. Deri tani, thjesht vendosëm objektet në fillim dhe në fund të animacionit. Tani duhet t’i japim kuptimin lëvizjes. Klikojmë me të djathtën e mausit mbi fushën gri në Timeline dhe klikojmë opsionin Create Classic Tween. Rezultati dallohet qartë, sepse fusha gri kthehet në ngjyrë lejla, ku krijohet një shigjetë që fillon nga Frame 1 dhe përfundon në Frame 24. E lëvizim kursorin e kuq në Timeline për të parë pozicionimet e drejtkëndëshit në Keyframe të ndryshme. Shikojmë figurën më poshtë.

 

Për të parë animacionin, shtypni tastin Enter në tastierë dhe do të shikoni që fillon lëvizja e drejtkëndëshit si në figurën e mësipërme.