Animacionet Shape Tween dhe Motion Tween

Ndërtimi i animacionit me metodën Shape Tween

Le të ndërtojmë një animacion tjetër me metodën Shape Tween, që do të thotë të transformojmë një objekt në një objekt tjetër me: pozicion, përmasa, ngjyrë dhe formë të ndryshme. Marrim rastin me drejtkëndëshin blu si në figurën e mëposhtme.

 

Ndërtimi i animacionit me metodën Motion Tween

Le të ndërtojmë një animacion tjetër me metodën Motion Tween, që do të thotë të bëjmë transformimin
e objekteve sipas një vije drejtimi ose, siç quhet ndryshe, trajektore. Tani do të krijojmë një rreth të vogël
majtas ekranit dhe do të japim specifikisht një vijë trajektoreje, që objekti duhet të ndjekë përgjatë gjithë
kohës së animimit.
Ndërtojmë një rreth të vogël diku në cepin e sipërm, majtas ekranit. E selektojmë atë rreth me Selection
Tool [V] dhe klikojmë me të djathtën për të zgjedhur Create Motion Tween.

Shikojmë rezultatin si më poshtë: