Applet-et e Java-s për krijimin e aplikacioneve në web

Applet-et

Java bën të mundur ndërtimin e aplikacioneve web. Për t’i realizuar ato, Java ofron applet-et. Applet-et janë programe që ekzekutohen nga një shfletues. Applet-et janë një mjet i fuqishëm për krijimin e programeve web.
Një applet nuk mund të prekë hard diskun, të lexojë ose të shkruajë në të pa lejen e përdoruesit. Shkrimi në hard disk është i parandalueshëm që kjo të mos bëhet burim virusesh.
Çdo applet ka ndërfaqen e tij grafike, tek i cili mund të përfshijmë elementet që përdoren për të ndërtuar
programe të instalueshme.

 

Avantazhet e applet-eve
• Një applet nuk ka nevojë për instalime shtesë për t’u ekzekutuar. Ai ka një platformë të pavarur dhe për këtë arsye nuk ka nevojë të bëhen ndryshime për t’iu përshtatur sistemeve të ndryshme të operimit.
• Përdoruesi nuk ka nevojë të shqetësohet për sigurinë e aplikacioneve, sepse vetë gjuha Java në
strukturën e applet-eve përfshin sigurinë.

 

Vendosja e applet-it te shfletuesi
Si fillim krijojmë një dokument HTML. Brenda elementit <body> do të shtojmë applet-in tonë.

Ndryshimi midis Java-s dhe JavaScript-it

Nga emri të krijohet mendimi se mund të jenë e njëjta gjë ose që kanë të bëjnë me njëra-tjetrën. Si fillim,
Java dhe JavaScript përdorin teknika të ndryshme programimi. Java është një gjuhë programimi, ndërsa
JavaScript është një gjuhë skriptimi. JavaScript në dallim nga Java, nuk ka nevojë të përkthehet nga
kompjuteri.