Bazat e hyrjes dhe të daljes

Zakonisht, programet e përdoruesit kërkojnë ndërveprimin me përdoruesin. Kjo realizohet duke përdorur librarinë standarde të hyrje-daljes, e njohur si skedari stdio. Në këtë temë do të mësoni të
lexoni apo merrni të dhëna nga tastiera duke përdorur scanf () dhe se si të afishoni lloje të ndryshme të dhënash duke përdorur printf ().

 

 

Funksioni printf

Funksioni printf () shërben për të afishur një mesazh në ekran. Një mesazh mund të jetë tekst, numër,
variabël apo një funksion.
Në qoftë se duam të afishojmë variabla duke përdorur printf, do të ndjekim strukturën si në shembullin më poshtë. Për ta testuar atë, krijoni një dokument të ri dhe emërtojeni test_printf.c.
%0.2f dhe %0.3f tregon se sa shifra pas presjes do të shfaqim. Në rastin e parë do të shfaqim 2, ndërsa në
rastin e tretë do të shfaqim 3. Pasi të keni shkruar kodin, ekzekutoni programin dhe rezultati do të jetë si në figurën e mëposhtme.

 

 

 

 

Funksioni scanf

Funksioni scanf shërben për të marrë apo lexuar të dhëna nga tastiera. Ky funksion ka sintaksë të ngjashme me funksionin printf. Me ndryshimin se variabli ku do të ruhet e dhëna, duhet të paraprihet nga shenja &, e cila shërben për të përcaktuar adresën e variablit. Pra, vlera që do të marrim nga tastiera, do të ruhet në adresën e variablit. Për të ilustruar përdorimin e funksionit scanf ndërtojmë një program që merr nga përdoruesi moshën e tij dhe e afishon atë.
Në fillim deklarojmë një variabël, i cili quhet mosha dhe është numër i plotë i tipit int.
I kërkojmë përdoruesit të japin moshën, të cilën e ruajmë te variabli mosha.
Më pas afishojmë mesazhin e moshës. Pasi të keni shkruar kodin, ruajeni, ekzekutojeni dhe, nëse shkruani 22, rezultati do të jetë si në figurën e mëposhtme: