Bazat e JavaScript-it

HTML-ja është e kufizuar në shfaqjen e tekstit, duke qenë vetëm statike. Për t’i shtuar veçori, duhen përdorur gjuhë të tjera, të tilla si, gjuhët e skriptimit. Një gjuhë skriptimi është një gjuhë programimi e thjeshtuar dhe e interpretuar. Me gjuhë të interpretuar do të kuptojmë atë gjuhë, skriptet e së cilës
ekzekutohen pa pasur nevojë që të kompilohen paraprakisht.

 

Bazat e JavaScript-it (JS)

 

Karakteristikat kryesore të JavaScript-it janë:
• punon në të gjithë shfletuesit, si: Internet Explorer, Firefox, Google Chrome, Opera, Safari;
• variablat mund të deklarohen kudo në aplikacion;
• objektet e përcaktuara në JavaScript përbëjnë objektet e të gjithë shfletuesve, të tillë si: formë, elementet e formës, frame etj.

 

Tipat e të dhënave që ruan një variabël janë tekst dhe numra. Kur e dhëna është tekst, do të vendoset midis thonjëzave dyshe; në qoftë se është numër, do të vendoset pa thonjëza.
Me variablat e krijuara, ne mund të përdorim operatorët:
– vlerëdhënës, të tillë si: =, për shembull: x = 5;
– aritmetikë, si mbledhja (+), zbritja (-), prodhimi (*), herësi (/), moduli (%), rritës (++), zbritës (–). Moduli jep si rezultat mbetjen që del nga pjesëtimi i dy numrave të plotë. Rritësi e rrit me 1 vlerën e një variabli,ndërsa zbritësi e zbret me 1 vlerën e tij;
– krahasues, të tillë si: më i madh se (>), më i madh ose baraz se (>=), më i vogël se (<), me i vogël ose i
barabartë se (<=), i barabartë (==), i ndryshëm (!=).

 

 

Funksionet

 

function shuma (a, b)
{
return a + b;
}

 

Function është fjala kyç që përcakton se rreshtat e kodit do t’i përkasin një funksioni.
Shuma është emri i funksionit.
a dhe b brenda kllapave rrethore janë parametra të funksionit. Parametrat ndahen me presje (,) nga njëri-tjetri.
Return është fjalë kyç dhe përcakton se ky është një funksion që kthen vlerë, në
shembullin tonë, do të kthejë shumën e a-së dhe b-së.