Bazat e të dhënave relacionale.

Struktura e mësimit 2.1 TIK

    - koncepton bazën e të dhënave;
    - njeh dhe identifikon relacionet;
    - dizenjon bazën e të dhënave;
    - vlerëson avantazhet e databazës në Access.
bazë të dhënash, relacioni/lidhja, çelës primar
A keni parë një punonjës dyqani që përdor kompjuterin për të parë nëse një produkt është në magazinë? Po kur shkoni te mjeku për t’u vizituar, a keni vënë re që shpesh plotësohet një formular mbi pacientin? Nëse është kështu, atëherë ju keni parë një bazë të dhënash në veprim.
Vlerëson rëndësinë dhe koncepton bazën e të dhënave
    1. Çfarë është një bazë të dhënash? Cilat janë avantazhet e saj?
    2. Çfarë kuptoni me çelës primar? Cilat janë avantazhet e tij?
    3. Sa tipa lidhjesh ekzistojnë midis tabelave? Cilat janë ata dhe veçoritë e tyre?
    4. Çfarë kuptoni me çelës të huaj? Përse përdoret ai?
    5. Cilat janë etapat ku kalon dizenjimi i bazës së të dhënave?
    6. Përmendni avantazhet e bazës së të dhënave në Access.

2.1 Bazat e të dhënave relacionale. Access-i

Baza e të dhënave
Access 2016 është një program i paketës Microsoft Office që merret me krijimin e bazave të të dhënave dhe menaxhimin e tyre. Për të kuptuar Access-in, fillimisht duhet të kuptojmë bazat e të dhënave.
Një Bazë të dhënash është një koleksion ose grumbull i të dhënave të organizuara, që kanë lidhje midis tyre. Bazat e të dhënave lejojnë përdoruesit e tyre të hyjnë, aksesojnë dhe analizojnë të dhënat e tyre shpejt dhe me lehtësi. Ato janë një mjet i dobishëm të cilat i shikojmë gjatë gjithë kohës. Mënyra më e lehtë për të kuptuar një bazë të dhënash është që ta imagjinojmë atë si një koleksion të listave. Mendoni për një nga bazat e të dhënave që përmendëm më lart: bazën e të dhënave të informacionit të pacientit në zyrën e një mjeku. Çfarë listash janë përfshirë në një bazë të dhënash si kjo? Për të filluar me të, ka një listë të emrave të pacientëve, pastaj ka një listë të takimeve të kaluara, një listë me historinë mjekësore për çdo pacient, një listë të kontakteve e kështu me radhë.
Access-i i ruan listat e tij të të dhënave në tabela. Ai është i fuqishëm edhe për trajtimin e të dhënave
jonumerike. Baza e të dhënave relacionale është e aftë të kuptojë se si listat dhe objektet në to lidhen me
njëri tjetrin. Access-i menaxhon bazat e të dhënave (DB) relacionale.

access

Dizenjimi i bazës së të dhënave

Procesi i dizenjimi të bazës së të dhënave mund të paraqitet në disa hapa:
1. Përcaktimi i llojit të kësaj baze të dhënash

2. Përcaktimi i tabelave

3. Përcaktimi i fushave të tabelave

4. Përcaktimi i fushës unike

5. Përcaktimi i lidhjeve të mundshme

6. Rishikimi i dezinjimit

7. Analizimi dhe optimizimi i bazës

Access_Examples

Hapja e programit
Për aplikimin e këtij programi ndiqet e njëjta mënyrë zbatimi si për programet e tjera të paketës Office.
Klikojmë butonin Start, shkojmë tek aplikacionet APPS dhe fund klikojmë mbi ikonën e Access 2016.
Mënyra tjetër dhe më e thjeshta është ta aksesojmë nga Shortcut-i në Desktop si të gjitha rastet e tjera të
programeve të paketës Office.