Dizenjimi i select query të avancuara

Struktura e mësimit 2.5 TIK

    - përdor kriteret në query,
    - përdor karaktere speciale;
    - përdor operatoret AND dhe OR për specifikimin e kritereve;
    - lidh tabelat në query
karaktere, AND, OR, NOT, join/lidhja.
Gjeni sa kryefamiljarë ka në Tiranë dhe prej sa personash përbëhet familja e tyre?
Ndërton query të ndryshme rreth tabelave, përcakton kritere të ndryshme në query dhe përdor funksionet agregate në query.
    1. Çfarë është select query?
    2. Çfarë kuptoni me përdorimin e operatorëve AND dhe OR në të njëjtën fushë ose në fusha të ndryshme. Po me operatorin Not?
    3. Cilat janë karakteret speciale? Ilustrojini ato.
    4. Gjeni emrat e nxënësve që kanë lindur në Tiranë dhe që kanë kaluar në lëndën e TIK.
    5. Gjeni emrat e nxënësve që kanë kaluar në lëndën e TIK-ut ose kanë ngelur në lëndën e Matematikës dhe që nuk e kanë vendlindjen në Tiranë.
    6. Afishoni emrat e nxënësve që janë të gjatë 5 karaktere.
    7. Afishoni emrat e nxënësve që nuk kanë një numër telefoni.
    8. Gjeni numrin total të nxënësve.
    9. Gjeni mesataren për çdo nxënës.

2.5 Dizenjimi i query-ve të avancuara: SELECT

Përdorimi i karaktereve speciale
Gjatë dizenjimi të një query duhet të gjejmw të gjitha rekordet e lëndëve që fillojnë me “M” ose të gjitha lëndët që karakterin e dytë e kanë “a”.
Për të realizuar një gjë të tillë, duhet të përdoret karakteret “?”dhe “*”. Shenja e pikëpyetjes shërben për të gjetur një karakter të çfarëdoshëm ndërsa shenja e yllit do të përdoret për të gjetur zero, një ose disa karaktere të çfarëdoshme. Përdorimi i këtyre karaktereve mund të bëhet edhe për fushat e tipit datë dhe kohë (Date/Time) si në shembullin e */04/2017 ose 14/*/*
Shembujt e mëposhtëm do t’ju japin një pasqyrim më të gjerë të përdorimit të këtyre karaktereve.

Karaktere speciale

Capture2

Lidhja e tabelave

Nese kemi shtuar një tabelë të dytë në query duhet që t’i tregojmë Access-it se si duhet të lidhen ato midis tyre. Në shumicën e rasteve, lidhja është e formës: selekto rekordet prej të dyja tabelave, ku vlerat janë të njëjta për fushat që janë lidhur ndërmjet tyre. Kjo lidhje quhet equi-join domethënë bashkim sipas barazimit. Në shumicën e rasteve kjo lidhje realizohet me anë të çelësit primar të njërës tabelë dhe fushës korresponduese në tabelën tjetër (çelësi i huaj) të cilat zakonisht kanë të njëjtin emërtim. Llogaritja e totalit në një query Shpeshherë është e domosdoshme të merren informacione rreth grupimeve të të dhënave. Sa është numri total i lëndëve ose sa është mesatarja e lëndës Matematikë? Tabela e mëposhtme jep një pamje të të gjithë funksioneve agregate që mund të bëjmë në një query për disa tipa të dhënash.

fuksione agregat

Në shembullin e mëposhtëm është gjetur mesatarja e secilës lëndë sipas viteve shkollore. Në figurën tjetër jepet rezultati i ekzekutimit të këtij query.

liste