Editimi i tekstit WYSIWYG

Editori WYSIWYG

WYSIWYG është një teknikë për editimin e tekstit. WYSIWYG është akronimi i fjalëve “What You See Is What You Get” dhe në shqip do të thotë: “Çfarë shikon, është ajo që do të marrësh”.
Aplikacioni i parë që ka përdorur teknikën WYSIWYG është një aplikacion për përpunimin e tekstit, i quajtur Bravo. Ai u mor si shembull nga kompania Microsoft për krijimin e programeve Word dhe Excel.
Gjatë viteve të fundit, teknika WYSIWYG është përdorur për dizenjimin e faqeve web. Qëllimi i këtyre
programeve është të punojnë në dizenjimin e faqeve web edhe pa pasur njohuri të gjuhës HTML. Këto
programe nuk redaktojnë direkt kodin burim, por paraqitjen e përmbajtjes.
Disavantazhet e përdorimit të editorit WYSIWYG janë:
– jashtë standardit të kodimit;
– jo të strukturuar mirë;
– rreshta të tepërt kodi.

 

 

Web Builder është një program WYSIWYG, i cili përdoret për të krijuar faqet web. Ky program gjeneron
elemente HTML për sa kohë që klikojmë objektet që preferojmë dhe i vendosim në mjedisin e punës.
Nëpërmjet Web Builder mund të krijohen faqe web pa njohuri në HTML. Ky program krijon faqe interaktive me video, auto, imazhe, menu, forma regjistrimi, mundësi të ndryshme navigimi etj.
Në shembullin e mëposhtëm paraqitet një formë regjistrimi e krijuar me programin WYSIWYG Web
Builder. Nëpërmjet këtij programi, nga objektet në Toolbox është përzgjedhur Login, për të krijuar një
formë regjistrimi. Nëpërmjet klikimit dy herë në formën e regjistrimit hapet dritarja Login, në të cilën kemi emërtuar: emrin e butonit, emrin e përdoruesit, fjalëkalimin, si dhe “Ruaj të dhënat”. Të gjitha funksionet që kryen kjo formë regjistrimi kryhen nëpërmjet programit WYSIWYG Web Builder.
Nëpërmjet klikimit të butonit Preview mund të shikojmë se si do të paraqitet faqja jonë në browser dhe
nëpërmjet klikimit të butonit Publish mund ta publikojmë atë në web.