Ergonomia në mjediset TIK

Shumica e njerëzve kalojnë orë të tëra para kompjuterit, pa menduar dhe kuptuar se çfarë ndodh me trupin e tyre.
Kjo lloj praktike, nëse nuk veprohet siç duhet, rezulton kritike për shëndetin tonë, duke na sjellë: lodhje muskujsh, dhimbje të shpinës, stres, ulje të rendimentit në punë etj.

Koncepti dhe rregullat e Ergonomisë
Ergonomia është një fushë studimi, e cila merret me reduktimin e rreziqeve të mësipërme duke përmirësuar mjedisin e punës dhe përdorimin e pajisjeve të saj. Në këtë formë, ne përftojmë një
ambient të qetë dhe jo të rrezikshëm për shëndetin, edhe pse punojmë për disa orë.

Rregullat e Ergonomisë:

1. Bërrylat – vendosen mbi tavolinë, në pozicionin 90-110°.
2. Supet – mbahen drejt dhe jo të përkulur.
3. Kyçet – mbahen në vijë të drejtë me parakrahët.
4. Gjunjët – në qëndrimin ulur mbahen në këndin 90°.
5. Këmbët – mbahen drejt me dyshemenë. Për qëndrimin me orë ta gjata sugjerohet mbajtëse.
6. Koka – mbahet në vijë të drejtë me trupin.
7. Sytë – mbahen në distancë 50-70 cm nga monitori.
8. Gjatësia e ndenjëses – duhet të jetë e gjatë mjaftueshëm për të siguruar mbështetjen e plotë të trupit.
9. Mbështetësja – mbahet në kënd 90-110°, thuajse e puthitur me kurrizin.
10. Tastiera dhe mausi – të jenë në pozicion të përshtatshëm për punim normal pa u përkulur.
11. Laptopi – sugjerohet të punohet me maus të jashtëm.

Ushtrime çlodhëse gjatë punës në kompjuter