Erjon Veliaj:Nuk ka më dy turne në shkollat e mesme

Veliaj: S’ka më dy turne në shkollat e mesme, nisim nga “Qemal Stafa”
Nxënësit e shkolles së mesme “Qemal Stafa” do të kenë një godinë të re, të rikonstruktuar plotësisht, me ambjente të tjera shtesë që do të shmangin zhvillimin e mësimit me dy turne.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot gjate nje vizite ne kete shkolle te mesme te Tiranës, se mësimi me turne në shkollat e mesme do të marrë fund, ndaj ka lançuar se ky proçes do të nisë nga shkolla “Qemal Stafa” proçes nga i cili do të përfitojnë më shumë se 1600 nxënës.

Kjo do të arrihet pas ndërhyrjes që është bërë në këtë shkollë, ku i janë shtuar ambientet falë ndërtimit të një kati tjetër nga bashkëpunimi publik – privat.

“Për 1600 nxënësit që ndjekin gjimnazin “Qemal Stafa”, nuk ka dhuratë më të mirë për këtë Vit të Ri, se sa një shkollë e re, e cila i kryen orët e mësimit paradite dhe eliminon klasat me dy turne. Por, besoj se kjo shkollë vjen si standard i ri dhe shembulli që duam ta përdorim edhe për shkollat e tjera të Tiranës”, tha Veliaj.