Faqet web statike dhe dinamike

Sot, faqet e internetit përdoren për qëllime të ndryshme. Disa prej tyre shtojnë informacione në mënyrë të vazhdueshme dhe disa të tjera, që pas momentit që janë krijuar, nuk e kanë nevojën e shtimit të informacioneve.

Për këtë arsye, faqet e web-it ndahen në dy kategori:
1- faqe statike;
2- faqe dinamike.

Shumica e faqeve të web-it janë faqe dinamike.

 

Faqet statike

Faqja statike është një faqe interneti që gjithmonë përmban të njëjtin informacion në përgjigje të të gjitha
kërkesave të drejtuara nga të gjithë përdoruesit. E përkufizuar ndryshe, mund të themi që një faqe statike shfaqet gjithmonë në të njëjtën mënyrë te të gjithë përdoruesit.

Disa nga karakteristikat e faqeve statike janë:
1- Ndërtimi i një faqeje statike ka kosto të ulët, qoftë edhe duke e krahasuar me faqet dinamike.
2- Faqet statike janë më të lehta për t’u shfaqur në krahasim me faqet dinamike.
3- Faqet statike janë më të lehta për t’u përgatitur për motorët e kërkimit.

 

Faqet dinamike

Një faqe dinamike është një faqe interneti që mund të ndryshojë në përgjigje të konteksteve ose kushteve të ndryshme. E përkufizuar ndryshe, një faqe do të quhet dinamike kur të dhënat merren nga një bazë të dhënash ose nga skedarë.

Në figurën e mëposhtme ilustrohet se si funksionon një faqe dinamike. Përdoruesi dërgon një kërkesë në
server. Serveri përpunon kërkesën. Kur përfundon, serveri i kthen përgjigje përdoruesit. Kjo përgjigje është specifike për kërkesën e drejtuar këtij serveri.

 

Disa nga karakteristikat e faqeve dinamike janë:
1- Një faqe dinamike është interaktive me përdoruesit.
2- Një faqe dinamike jep mundësinë e krijimit të faqeve me natyra të ndryshme, si për shembull: forum,
chat, blog, dyqan online, rrjet social, faqe lajmesh etj.