Fazat e ndërtimit të një programi

 

Krijimi i një programi

Zgjidhja e një problemi shpeshherë do të mund të arrihet nëpërmjet ndërtimit të një programi. Për të ndërtuar një program duhet të kalohet në gjashtë hapa, të cilat janë:

 

1. Specifikimi i programit

2. Dizenjimi i programit

3. Kodimi i programit

4. Testimi i programit

5. Dokumentimi i programit

6. Mirëmbajtja e programit

 

Në qoftë se në një nga hapat identifikohen gabime që e kanë burimin në hapin paraardhës ose me herët,
mund të detyrohemi të kthehemi mbrapa për të bërë korrigjimet e duhura dhe të kalojmë në hapin
pasardhës.
Dy hapat e parë përfaqësojnë një grupim të emërtuar Analiza e programit. Specialistët përkatës quhen analistë. Hapi i tretë përfaqëson zhvilluesit ose programuesit të cilët do të ndërtojnë programin.