Gjuha e programimit Java dhe karakteristikat e saj

Karakteristikat kryesore të programit Java

Java është kthyer në një gjuhë programimi mjaft popullore. Rritja e saj e shpejtë dhe pranimi nga përdoruesit përkon me karakteristikat e saj të dizenjimit, veçanërisht me specifikën që mund të shkruhet si program vetëm një herë dhe mund të ekzekutohet kudo.
Java është gjuha e parë që i ka lejuar zhvilluesit të krijojnë programe të përshtatshme për Internetin.
Megjithëse karakteristikat kryesore të gjuhës Java janë aftësia për t’u përshtatur dhe siguria që ajo ofron, ekzistojnë dhe faktorë të tjerë të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në modelimin e formës së saj. Më poshtë do të analizojmë karakteristikat e gjuhës java.

• Java është një gjuhë e thjeshtë

• Java është e drejtuar drejt objekteve

• Java është e shpërndarë

• Java është e interpretueshme

• Java është e fuqishme

• Java është e bazuar në thread-e

• Java është e sigurtv

• Java është një arkitekturë neutrale

 

Performanca e Java-s

Ekzekutimi i kodit binar nuk është aq i shpejtë siç mund të ishte me një gjuhë kompilimi, si për shembull C++.
Për shkak se Java është e interpretueshme, kodi në bite nuk është i ekzekutueshëm direkt nga sistemi, por ekzekutohet nëpërmjet interpretuesit. Megjithatë, shpejtësia e saj është më shumë se e përshtatshme për shumicën e aplikacioneve interaktive.