Hapja e projekteve ekzistuese dhe veglat kryesore

Hapja e programeve ekzistuese

Si çdo program, edhe Flash-i hap skedarët e ruajtur më parë, por me kushtin që versioni i projektit duhet të jetë më i vogël ose i njëjtë me versionin e programit të Flash-it që po përdorim.
Skedarët .fla nuk hapen ndryshe dhe programi do të nxjerrë tabelë gabimi, duke treguar se versioni nuk korrespondon. Për të hapur një projekt ekzistues shkojmë te menuja File > Open ose në dritaren primare. Në të ndodhet skedari i fundit që keni ruajtur. Shikojmë figurën e mëposhtme për të pasur një ide më të qartë.

 

Nëse projekti që dëshironi të hapni nuk ndodhet në atë listë, atëherë duhet të klikoni mbi butonin Open… në mënyrë që të hapet dritarja e eksploruesit të Windows-it dhe të selektoni atë skedar që ju duhet.
Le të zhvendosim shiritin e veglave të punës në krahun e majtë. Kjo arrihet duke klikuar me të majtën e mausit në kreun e shiritit dhe e mbajmë shypur, pastaj e tërheqim mausin në të majtë të ekranit dhe e lëshojmë të majtën e mausit.