Hartimi i planit mësimor ditor dhe planit vjetor

Mbi hartimin e planit mësimor ditor ,planit vjetor dhe vlerësimit për kurrikulën me bazë kompetencash kl.I-VI.

  • Modeli i planifikimit 3-mujor bazuar në studimin e programit të lëndës për shkallën përkatëse (përfshirë edhe dokumentet e tjera kurrikulare).
  • Modeli i planifikimit vjetor.

 

Planifikimi vjetor

Tematikat

 

Këtu vendosen orët e planifikuara për secilën tematikë për klasën VI, të marra nga programi i shkallës.

Shpërndarja e përmbajtjes së lëndës
Shtator – dhjetor

Orët …….

Në këtë kolonë vendoset përmbajtja e lëndës që do të zhvillohet në këtë periudhë për secilën tematikë

Janar – mars

Orët ……

Në këtë kolonë vendoset përmbajtja e lëndës që do të zhvillohet në këtë periudhë për secilën tematikë

Prill – qershor

Orët…….

Në këtë kolonë vendoset përmbajtja e lëndës që do të zhvillohet në këtë periudhë për secilën tematikë

 

Planifikimi tremujor

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe

Këtu vendosen rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe, të cilat do të  arrihen nga nxënësi nëpërmjet zhvillimit të këtyre temave mësimore.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës

Këtu vendosen rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës, të cilat do të  arrihen nga nxënësi nëpërmjet zhvillimit të këtyre temave mësimore.

Nr.

 

 

 

 

 

 

 

 

Tematika

(orë)

 

 

 

 

 

 

 

Temat mësimore

 

Këtu vendosen temat mësimore për çdo orë mësimi.

 

 

 

Situatë e parashikuar e të nxënit

Këtu vendosen situata të nxënësi që mësuesi parashikon të realizojë gjatë një ose disa temave mësimore).

 

 

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Këtu vendoset metodologjia e mësimdhënies që do të përdoret gjatë zhvillimit të këtyre temave (jo shumë e detajuar sepse vendoset në planifikimin ditor).

Vlerësimi

Këtu vendosen teknikat e vlerësimit të arritjeve të nxënësit

(jo shumë e detajuar sepse vendoset në planifikimin ditor).

 

 

Burimet

Këtu vendosen burimet që përdor mësuesi dhe nxënësi për arritjen e rezultateve të nxënies.

(jo shumë e detajuar sepse vendoset në planifikimin ditor).

 

 

Planifikimi i situatës së të nxënit

  • Modeli i planifikimit të situatës së të nxënit.
  • Modeli i planifikimit të orës së mësimit.

 

Planifikimi i situatës së të nxënit

Situata Veprimet Burimet Vlerësimi
Familja e situatave

Shembuj situatash që i përkasin kësaj familjeje

 

 

 

Kategoritë e veprimeve që lejojnë trajtimin kompetent të këtyre situatave

Shembuj veprimesh që lidhen me trajtimin e këtyre situatave

 

Burime të ndryshme, të nevojshme për trajtimin e këtyre situatave, përmes veprimeve të përshkruara

 

 

 

Pritshmëritë për trajtimin e këtyre situatave

Shembuj kriteresh

 

 

 

 

Planifikimi ditor bazuar në situatë të nxënit

Fusha: Lënda: Shkalla: Klasa:
Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore: Fjalët kyçe:
Burimet:

 

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit, i cili mund të përmbajë: lidhjen e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve; ndërtimin e njohurive të reja; prezantimin dhe demonstrimin e rezultateve të arritura etj.
Vlerësimi:

Pjesë e vlerësimit është edhe përcaktimi i nxënësve që do të vëzhgohen gjatë kësaj ore mësimi duke pasur parasysh të dhënat e mbledhura në evidenca e progresit të tij.

Detyrat dhe puna e pavarur:

Detyrat dhe puna e pavaruar të planifikohen në mënyrë të tillë që të mos rrisin ngarkesën e nxënësit. Mundësisht sipas rastit të jenë të integruara brenda fushës apo ndërmjet fushave.

 

VLERËSIMI I PJESËMARRËSVE NË PROGRAMIN E TRAJNIMIT

Vlerësimi i pjesëmarrësve mbi arritjet e tyre lidhur me përmbushjen e rezultateve të pritshme për secilin prej moduleve do të kryhet në dy faza:

  • Portofoli me materiale të përcaktuara në rubrikën “Detyra për pjesëmarrësit në trajnim” në secilin prej tri moduleve përkatëse të programit të trajnimit.
  • Testimi për secilin modul, i cili fokusohet në aftësitë njohëse, zbatuese, krijuese, gjykuese, interpretuese të pjesëmarrësit.

Model testi

  1. Listoni dy rezultate të nxënit për tematikën “Ndërveprimet”.    2 pikë
  2. Hartoni një situatë ku ndërthuret biologjia me fushat të tjera kurrikulare.   10 pikë
  3. Shënoni e vërtetë ose e gabuar (V ose G) për pohimet e mëposhtme:      5 pikë
  • Nxënësit e transferojnë të nxënit nga një situatë në një tjetër.
  • Nxënësit i marrin në mënyrë pasive dijet- ata janë si një enë e zbrazur që mbushet me dije.
  • Të nxënit fuqizon lidhjet mes stimulit dhe përgjigjeve të sakta.
  • Ajo që ka rëndësi, është marrja e përgjigjeve të sakta.
  • Aftësitë dhe njohuritë që të jenë të transferueshme në situata të reja, duhet të jenë të pavarura nga konteksti i përdorimeve.

Shënoni e vërtetë ose e gabuar ( V ose G) për pohimet e mëposhtme:   4 pikë

  • Vlerësimi duhet të jetë një aktivitet i planifikuar dhe i vazhdueshëm.
  • Vlerësimi duhet të përdorë teknika vlerësimi për qëllime formuese, diagnostikuese, përmbledhëse.
  • Vlerësimi duhet të japë informacion vetëm brenda fushës njohëse dhe afektive, dhe jo asaj psikomotore.
  • Vlerësimi duhet të jetë i drejtë, i paanshëm dhe i barabartë, duke u dhënë të gjithë nxënësve mundësinë për të demonstruar gamën e dijeve, aftësive dhe mundësive të tyre.

Analizoni dy dallime midis vlerësimit për të nxënë dhe vlerësimit të të nxënit.      4 pikë