Hartimi i testeve sipas kurikulës me kompetenca

Hartimi i testit mbi bazë kompetencash

 

Testi me shkrim është një nga mënyrat e vlerësimit të nxënësve. Ai zë një peshë të rëndësishme në treguesit e shkallës së arritjeve të nxënësve. Në varësi të kompetencave, duhen hartuar pyetje, të cilat përfshijnë një sërë shprehish të të menduarit. Për këtë na vjen në ndihmë Taksonomia e Blumit (një sistem për klasifikimin e pyetjeve sipas nivelit të vështirësisë). Sipas taksonomisë së Blumit, dallojmë gjashtë nivele të njohjes të grupuara në tre për lehtësi pune:

Niveli parë: njohja dhe të kuptuarit;

Niveli i dytë: zbatimi dhe analiza;

Niveli i  tretë: sinteza dhe vlerësimi.

Pyetjet e niveleve të ndryshme ndërtohen mbi njëra – tjetrën, në mënyrë që një pyetje e nivelit të lartë të përfshijë shprehitë e pyetjeve të nivelit më të ulët poshtë saj.

Ndarja e shkallës së vështirësisë së pyetjeve bëhet në bazë të përqindjeve që duhet të zërë secili nivel. P.sh. një model është:

40%     niveli i parë;

40%     niveli i dytë;

20%     niveli i tretë.

Gjithsesi, në mungesë të standardeve kjo ndarje varet nga cilësia e klasës.

Kur hartojmë një test duhet të kemi parasysh që ai  të jetë i vlefshëm për të gjithë nxënësit. Pra, duhet të përfshihen pyetje të niveleve të ndryshme. Nëse ne do të hartonim një test me pyetje kryesisht të nivelit bazë, atëherë ne nuk do t’u jepnim mundësi nxënësve të shfaqnin siç duhet aftësitë e tyre mendore. Në këtë rast do të diskriminonim nxënësit me arritje të larta. Ndërsa, nëse do të hartonim pyetje të nivelit të lartë, do të diskriminonim nxënësit me arritje të ulta.

Për hartimin e një testi, duhet të ndjekim hap pas hapi pikat e mëposhtme:

  • përcaktimin e koncepteve kryesore (temat kryesore);
  • përcaktimin e objektivave/kompetencave;
  • përcaktimin e përqindjeve të shkallës së vështirësisë së kërkesave;
  • ndërtimin e tabelës së specifikimeve;
  • hartimi i skemës së vlerësimit;
  • konvertimi i pikëve në nota.

             Tabela e Bluprinit / Tabela e specifikimeve.

Linjat %  për linjë Pikët sipas % për çdo linjë Pikët e ndara në nivele

I             II                    III

40%      40%                20%

Linja I 32% 12 5                  5                     2
Linja II 28% 11 5                  4                     2
Linja II 18% 7 2                  3                     2
Linja IV 11% 5 2                  2                     1
Linja V 11% 5 2                 2                      1
Totali 20 40 16                16                  8

Në vijim po japim disa modele pyetjesh që testojnë kompetencat/ aftësitë që nxënësit kanë arritur në një lëndë të caktuar.

 

Modele pyetjesh me alternativa

 

Pyetja 1. Duke u bazuar te figura e mëposhtme, cilët shtete janë më të predispozuar për të pasur konflikt lidhur me pasuritë natyrore që zotërojnë?

1 pikë

  1. Shteti A dhe shteti D
  2. Shteti C dhe shteti D
  3. Shteti A dhe shteti B
  4. Shteti B dhe shteti C

 

 

 

 

 

 

Pyetja 2. Rajoni i cili dallohet për pasuri më të mëdha të naftës është:                                             1 pikë

  1. 1
  2. 6
  3. 5
  4. 2

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pyetja 3. Ishulli i treguar në hartë ka katër qytete: A, B, C dhe D. Duke u bazuar vetëm në veçoritë fizike-gjeografike të treguara në hartë, cili nga qytetet ka mundësinë më të madhe për të pasur numër më të madh popullsie?                                                                                                                                            1 pikë

  1. Qyteti D
  2. Qyteti B
  3. Qyteti A
  4. Qyteti C

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pyetja 4. Tabela e mëposhtme tregon distancën e planetëve nga Dielli dhe kohën që u duhet planetëve për të kryer qarkullimin e plotë rreth Diellit.         

Planetët Distanca në milion km e planetëve nga Dielli Koha që u duhet planetëve për të kryer një qarkullim të plotë rreth Diellit (në ditë)
Mërkuri 57.9 88
Afërdita 108.2 225
Toka 149.6 365
Marsi 227.9 687

Cila nga fjalitë është e saktë lidhur me të dhënat e tabelës.                                                               1 pikë 

  1. Afërditës i duhet më pak kohë për të kryer rrotullimin rreth Diellit sesa Mërkurit
  2. Marsit i duhet më pak kohë për të kryer rrotullimin rreth Diellit sesa Tokës.
  3. Marsit i duhet më shumë kohë për të kryer rrotullimin rreth Diellit sesa Toka.
  4. Afërditës i duhet më shumë kohë për të kryer rrotullimin rreth Diellit sesa Marsit

 

Modele pyetjesh të strukturuara

 

Pyetja 5. Vëzhgoni me kujdes hartën e mëposhtme dhe përcaktoni:

  1. Llojin e hartës             1 pikë

Përgjigje: Hartë topografike

  1. Në cilën pikë lumi rrjedh më shpejt. Jepni një argument për të mbështetur përgjigjen tuaj.             2 pikë

Përgjigje: Lumi rrjedh më shpejt në pikën 1, pasi aty gjenden izohipset me pjerrësinë më të madhe. Sa më të dendura të jenë izohipset aq më e madhe është pjerrësia e relievit.

 

 

 

 

Pyetja 6. Mësuesi pyet nxënësit se cilat stinë paraqesin secila nga figurat përbri. Një nga nxënësit  mendon se në figurën e parë paraqitet stina e verës, ndërsa në të dytën stina e dimrit. A ka të drejtë ai? Jepni tre argumente për të mbështetur përgjigjen tuaj.

Përgjigje:

Nxënësi ka të drejtë.

Në figurën e parë paraqitet stina  e verës

ndërsa në të dytën, stina e dimrit.

Gjatë verës:

  • Dielli qëndron më lart në horizont;
  • këndi i rënies së rrezeve të Diellit është më i madh;
  • Dielli lind në verilindje dhe perëndon në veriperëndim.
  • Trajektorja që përshkon Dielli është më e gjatë.

P.s. Nxënësi nuk fiton asnjë pikë nëse shkruan se nxënësi ka të drejtë, pa dhënë asnjë nga argumentet e mësipërm.

Pyetja 7. Vëzhgoni me kujdes të dhënat e dy tabelave.

  1. Cili nga faktorët e treguar në tabelë mund të shpjegojë më mirë pse qielli në stacionin X është i pastër, ndërsa në stacionin Y është me mjegull?

Përgjigje:Lagështira

  1. Në qoftë se temperatura në të dy stacionet do të ishte 350C, në cilin nga stacionet do të ndihej më shumë vapa?

Përgjigje: Në stacionin Y

  1. Pse?

Përgjigje: Për shkak të lagështirës së madhe (89%)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pyetja 8. Duke u bazuar në informacionin e hartës, shpjegoni faktorët që kanë influencuar në  vendosjen e vendbanimit X.                                                                                                                                   3 pikë

Përgjigje:

  • Vendi X gjendet në pikën e bashkimit të dy lumenjve
  • Transporti i mundësuar nga dy lumenjtë
  • Ura i jep akses që të ketë dalje në det në rrugë automobilistike
  • Tokat pjellore që ka afër
  • Lartësia mbi nivelin e detit e cila varion nga 25 – 125 m