Hyrje në gjuhën C. Zhvillimi i një programi

 

Hyrje në gjuhën C

Mundësia për të organizuar dhe përpunuar informacionin është çelësi i suksesit në kohët e sotme.
Kompjuterat janë projektuar për të trajtuar dhe përpunuar me shpejtësi dhe në mënyrë efikase sasi të
mëdha informacioni. Megjithatë, ata nuk mund të bëjnë asgjë derisa dikush t’u tregojë atyre se çfarë duhet të bëjnë. Dhe këtu vjen gjuha C. Ajo është një gjuhë programimi e nivelit të lartë, e cila e lejon programuesin të komunikojë në mënyrë të frytshme me kompjuterin.
Në vitin 1970, dy programues, Brajan Kernigan dhe Denis Riçi, krijuan një gjuhë të re, të quajtur gjuha C.
Gjuha C u projektua me qëllimin për të shkruar sistemet e shfrytëzimit.

 

 

Ekzekutimi

Në këtë fazë mund të ekzekutojmë skedarin .exe që krijuam në linkim.
Për të ndërtuar një program në gjuhën C, duhet të përdorim një kompilator. Kompilatori është një program që transformon kodin burim të shkruar në një gjuhë programimi në një gjuhë tjetër, shpesh ka formë binare dhe njihet si kodi objekt. Sot ekzistojnë programe të shumta IDE (Integrated Development Environment), që ekzekutohen në sisteme të ndryshme shfrytëzimi. IDE-t më popullore për të ndërtuar programe në gjuhën C janë: Visual Studio, Dev-C++, Code-Blocks. Programet tona në vijim janë shkruar në Dev-C++.

 

 

Krijimi i një programi të thjeshtë

Si fillim hapim programin, krijojmë një dokument duke klikuar: File -> New -> Source File ose nga tastiera shypim Ctrl + N. Më pas shkruajmë kodin në gjuhën C si më poshtë:

 

E ruajmë dokumentin te menuja File – > Save ose nga tastiera shtypim Ctrl + S. Në dritaren që del, pasi kemi përcaktuar vendin ku do ta ruajmë dokumentin, do të duhet të përcaktojmë emërtimin e dokumentit te File Name dhe tipin e dokumentit te Save as type, ku duhet të zgjedhim opsionin “C source file (*.c)”. Pasi t’i kemi mbaruar, klikojmë Save.

Conio.h (Console Input Output Header File) është një skedar header, i përdorur më shumë nga kompilatorët e MS-DOS, për të bërë të mundur menaxhimin e hyrje/daljeve në programet e bazuara në console. Një funksion i rëndësishëm i saj është getch(), i cili përdoret për të mbajtur dritaren output, përndryshe kur ekzekutojmë kodin tonë, do të na shfaqet dritarja e output-it, vetëm për një fraksion të sekondës dhe nuk do të kemi mundësi të shohim rezultatin e programit tonë. Për këtë përdoret si truk funksioni getch, i cili merr një karakter nga tastiera.