Hyrje në problemet dhe algoritmet. Paraqitja e algoritmeve

Çfarë është një algoritëm?

Algoritmi është një bashkësi e fundme, e përcaktuar dhe e renditur hapash, të nevojshëm për zgjidhjen e një problemi. Termi algoritëm konsiderohet të ketë ardhur nga emri i dijetarit, matematikanit arab Abdallāh Muḥammad ibn Mūsā al-Khwārizmī, i cili jetoi në vitet 780-850 në Bagdad.
Al-Khwārizmī i përkthyer në latinisht do të thotë Algaurizin ose Algoritm.
Në qoftë se do të jemi në gjendje që me anë të një algoritmi t’i japim zgjidhje një problemi, atëherë ai
problem mund të zgjidhet edhe duke përdorur gjuhë programimi.
Kodimi është procesi i të shkruarit të një programi në një gjuhë programimi.
Një algoritëm mund të paraqitet me dy mënyra të ndryshme: me paraqitje analitike dhe me paraqitje
grafike.

 

Paraqitja analitike

Paraqitja analitike është një gjuhë e ngjashme me gjuhën tonë natyrore, e cila shërben për të përshkruar
logjikën e një algoritmi. Kjo mënyrë paraqitjeje quhet pseudokod.
Pseudokodi përbëhet nga dy fjalë: pseudo dhe kod, ku pseudo ka kuptimin e fjalës imitim, ndërsa fjala kod i referohet komandave të një gjuhe programimi.
Qëllimi i përdorimit të pseudokodit është që të fokusohemi në logjikën e algoritmit pa u shqetësuar për
sintaksën e gjuhës programuese në të cilën do të zhvillohet më vonë.

 

Shembull:

Algoritëm Sipërfaqja
FILLIM
Lexo B;
S = B * B;
Afisho S;
FUND

 

Paraqitja grafike

Paraqitja grafike është paraqitja e hapave në të cilët kalon një algoritëm nëpërmjet figurave gjeometrike.
Kjo mënyrë paraqitjeje quhet bllokskemë. Në tabelën e mëposhtme janë simbolet kryesore që përdoren për krijimin e algoritmeve nëpërmjet bllokskemave.