Importimi i skedarëve video dhe publikimi i tyre

Vendosja e videove brenda një faqeje interneti

Në faqet e internetit është e nevojshme të vendosim skedarë video për të dhënë më shumë informacione. Importimi i skedarëve video është i thjeshtë, duke përdorur logjikën e importimit në librarinë e Flash-it.
Marrim si shembull një skedar video në formatin .mp4, të cilit duhet t’i vendosim veglat e kontrollimit (Control Bar) në eksportin e Flash-it. Pra, pasi të eksportohet projekti, të ketë butona Play,
Stop në shiritin e procesit të videos etj. Veprojmë njësoj si më parë, duke shkuar te File > Import > Import to library dhe, kur hapet eksploruesi i Windows-it, selektojmë skedarin video.
Do të hapet automatikisht dritarja dialoguese, si më poshtë.

 

 

Shikojmë në pikën 1 adresën ku është ruajtur skedari video. Në pikën 2 është opsioni ku tregohet se skedari video do të qëndrojë jashtë skedarit të projektit. Kur të hapet projekti, do të thirret nëpërmjet URL-së që kemi në pikën 1. Në pikën 3 mund të përcaktohet nëse skedari video ndodhet në ndonjë server gati për t’u thirrur. Për këtë na duhet URL absolute, pra adresa e plotë. Mund të shikoni shembullin në pikën 4, ku adresa absolute mund të jetë si http://www.domaini/skedari-video.mp4.
Flash-i na jep mundësinë që skedarët video të modifikohen përpara se të importohen. Modifikimi i këtyre skedarëve bëhet duke klikuar mbi pikën 5.
Lunch Adobe Media Encoder është një nënprogram i kompanisë Adobe për modifikimin e videove. Në pikën 6 klikojmë Next> për të kaluar në hapin tjetër. Paraqitet figura si më poshtë.

Shtypim nga tastiera CTRL + ENTER për të parë rezultatin se si do të shfaqet në realitet, si në figurën
e mëposhtme.

 

Në pikën 1 tregohet butoni Play (Fillo)/Pause (ndalon videon në atë pikë kohore) dhe në pikën 2 tregohet
butoni Restart (rifillon nga e para videon). Në pikën 3 tregohet vazhdimësia e videos dhe në pikën 4, koha ekzakte e xhirimit të videos. Në pikën 5 jepet volumi/niveli i zërit dhe në pikën 6 është butoni Full Screen, që e hap videon sa gjithë ekrani i pajisjes nga po e shikojmë. Përmendim një fakt shumë të rëndësishëm, importimi i videove në Flash nuk ka vetëm funksionin e importimit të videove që janë xhiruar dhe ka mbaruar xhirimi, por shërben edhe për transmetimet drejtpërsëdrejti (live), për kanalet televizive apo stacionet e radiove.