Integrimi i HTML-së me CSS-në

Cascading Style Sheets

CSS (Cascading Style Sheets) ndihmon të formatohen dokumente në html. Duke përdorur CSS, ne përcaktojmë mënyrën se si do të paraqiten elementet HTML. CSS ofron zgjedhje stilistike lidhur
me: madhësinë, ngjyrën, trashësinë dhe llojin e shkrimit. Kodi CSS mund të vendoset në një dokument HTML në tri mënyra:

– në të njëjtin rresht me elementin;
– stilizim i brendshëm;
– stilizim i jashtëm.

Mënyra më e përdorshme për të shtuar stilizimin është mënyra e tretë, duke krijuar një dokument .css dhe thirrja e tij nga dokumenti në HTML.

 

Slilizimi në të njëjtin rresht me elementin

Stilizimi i brendshëm

Stilizimi i brendshëm realizohet duke vendosur në dokumentin HTML elementin <style>. Elementi <style> vendoset brenda elementit <head>. Kjo do të përdoret në qoftë se dokumenti ka një stil unik. Për ta ilustruar, ndërtojmë një dokument si në figurë dhe e emërtojmë css2.html.

Stilizimi i jashtëm

Me stilizim të jashtëm do të kuptojmë ruajtjen e kodit CSS në një dokument .css. Kjo do të bëjë të mundur ndryshimin e stilit të një ose disa dokumenteve html, duke ndryshuar vetëm një dokument. Kjo mënyrë është e përshtatshme kur ky stil do të përdoret në disa faqe. Për të vendosur dokumentin css përdoret tagu <link>, i cili vendoset brenda tagut <head>. Për ta ilustruar, do të ndërtojmë dy dokumente si në figurën e mëposhtme, njërin e emërtojmë css3.html dhe tjetrin style.css.

 

 

 

 

 

 

Shembujt e mësipërm, rezultati është i njëjtë si në figurën e mëposhtme.