Integrimi i JS-së në HTML

Scriptet JavaScript

Skriptet JavaScript mund të vendosen:
1- në dokumentin HTML;
2- të ruhen në një skedar të jashtëm.

Skripti JavaScript mund të vendoset kudo në dokumentin HTML, duke përfshirë edhe elementet <head> dhe <body>. Skriptet JavaScript vendosen ndërmjet elementit <script> …</script>.

Ky element merr dy atribute:
– type, që shërben për të përcaktuar tipin e skriptit që do të shkruajmë. Për JavaScript-in, tipi që do të
përcaktojmë është type=“text/javascript”;
– url, që përdoret kur skripti ruhet në një skedar të jashtëm. Në këtë atribut përcaktojmë vendndodhjen e skedarit JavaScript.

 

Përdorimi i JavaScript-it nga një skedar i jashtëm

Përdorimi i skripteve nga një skedar i jashtëm është i dobishëm atëherë kur ne duam që një skript ta
përdorim në disa dokumente HTML.
Skedarin e jashtëm do ta ruajmë me prapashtesën .js. Ky skedar nuk do të përmbajë elementin <script>…</script>. Siç thamë më sipër, këtë skedar do ta vendosim tek atributi src.
Për ta ilustruar, do të ndërtojmë një dokument HTML (.html) dhe një dokument JavaScript (.js),
si në figurat përbri.

 

• Krijimi i elementeve
Duke përdorur JavaScript, ju do të jeni në gjendje të krijoni dhe të manipuloni elemente HTML. Për të
ilustruar ndërtimin e një elementi HTML, do të shpjegojmë figurën e mëposhtme.

 

 

• Fshirja e elementeve
Për të fshirë një element do të përdorni: prindi.removeChild (fëmija).

• Shtimi i një elementi përpara një elementi tjetër
Për të shtuar një element përpara një elementi tjetër do të përdorim: fëmija_i_ri.insertBefore (prindi,
fëmija). Elementi fëmija_i_ri do të shtohet tek elementi prindi, përpara elementit fëmija.

• Ndryshimi i elementit me një tjetër
Për t’i ndryshuar vlerën një elementi do të përdorim: prindi.replaceChild (fëmija_i_ri, fëmija_i_vjetër).
Elementi fëmija_i_ri do të zëvendësojë elementin fëmija_i_vjetër tek elementi prindi.