Integrimi i teknologjisë brenda kurrikulës

Teknologjia në mësimdhënie kontribon në ndërtimin e një kulture të përbashkët për nxënësit si dhe lejon të përdoren në mënyrë logjike mjetet teknologjike, si : kompjuterat, burimet audio – vizive, etj.

  • Përparësitë :
  1. Vazhdimësia e programeve dhe kurrikules shkollore,
  2. Përforcimi dhe thellimi i njohurive,
  • Përdorimi i mjeteve të teknologjike dhe informimit në mënyrë logjike, për të gjetur zgjidhjen sa më shpejt dhe sa më efektive.

Përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie bën që të transformohet sistemi arsimor, pasi nxënësit kanë në dorë një mjet shumë të fuqishëm, ku mund të eksplorojnë dijet e tyre.

Detyra e mësuesit është dallimi i qartë i lidhjes midis kurrikulës shkollore dhe përdorimit të teknologjisë, sipas parimit :

  • Të përdoret Teknologjia për të mësuar edhe ato gjëra që i dije më parë, por, në këtë rast, mësimdhënia do jetë më e shpejtë dhe efikase.

 

  • Aplikimi i një procesi të skicuar mësimor sistematik

Edukimi është para së gjithash, një proces shoqëror. Ai nuk mund të ekzistojë më vete, por reflekton ndryshimet sociale dhe kontribuon për zhvillimin e shoqërisë. Janë ndryshimet sociale që e detyrojnë sistemin edukativ të pësojë ndryshime për t’iu përshtatur atyre (sipas Van Swet,

Ponte and Smit, 2007). Në Shqipëri, i gjithë sistemi arsimor është në reformim për t’iu përgjigjur ndryshimeve të imponuara prej zhvillimit social – ekonomik të vendit dhe tregut të ekonomisë globale. Hartimi i kurrikulës është njëri prej aspekteve të reformës arsimore që synon krijimin e kompetencave kyçe për të gjithë qytetarët, pavarësisht dallimeve në gjini dhe aftësi. Këto kompetenca do të aftësojnë nxënësit dhe studentët tanë të bëhen qytetarë aktivë të një shoqërie demokratike të ndërtuar mbi dijen (sipas Lulja, Koçi Mustafaj, 2006). Për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje të qytetarëve për të mësuar, shoqëria e ndjen se duhet të ofrojë një sistem shkollor që siguron në mënyrë të qëllimshme të drejtën për edukim cilësor për të gjithë fëmijët (sipas Landgren, Kjellman, Gillberg 2003). Modernizimi i sistemit arsimor në Shqipëri ka filluar tashmë me zhvillimin e kurrikulës, e cila mbart një vision social demokratik që mirëpret diversitetin e aftësive, talenteve dhe interesave të nxënësve, duke siguruar që çdo nxënës të ketë akses të barabartë në edukim (sipas Lulja, Koci, Mustafai, 2006).

Kurrikula po reformohet për të qenë më e përputhshme me zhvillimet bashkëkohore në të mësuar dhe në të nxënë. Zhvillimet kryesore kurrikulare përfshijnë: decentralizimin e kurrikulës, përmirësimin e strategjive të të nxënit dhe të mësuarit si dhe zhvillimin profesional të mësuesve.

 

Hartimi i kurrikulës është një mjet shumë i favorshëm sidomos, për të zgjidhur çështjet e diversitetit në arsim.

Nëse qëllimi i arsimit është që nxënësit e të sotmes të jenë të rriturit e së nesërmes, që do jetojnë dhe punojnë së bashku në shoqërinë tonë, atëherë mënyra e vetme për ta realizuar këtë, është t’u sigurojmë të gjithë nxënësve akses të njëjtë në njohuritë themelore që në hapat e parë të edukimit.

Por, edhe pse fëmijët e nxënësit tanë  nuk janë të njëjtë, kurrikula e përbashkët bashkohore e integruar me teknologjinë, mund t’i përgjigjet fare mirë ndryshimeve në nevojat edukative nëse mësuesit ia përshtatin logjikën pedagogjike diferencimit duke i adresuar kërkesat e nxënësve në një klasë. Këtu, nocioni i trajtimit të diferencuar edukativ përkthehet sipas parimit universal të barazisë së mundësive në të drejta konkrete brenda sistemit aktual të edukimit. Ka shumë rëndësi që kurrikula e diferencuar të mos degjenerojë në një variant të varfër për nxënës me aftësi më të pakta akademike duke kërkuar më pak prej tyre se sa kërkohet për nxënësit e tjerë: kjo do të kishte pasoja afatgjata negative në thellimin e hendekut mes nxënësve me vështirësi në të nxënë dhe nxënësve të tjerë,

 

Që shkollat tona të arrijnë qëllimet e vëna lidhur me nevojat e ndryshme edukative të nxënësve, duhet që reforma arsimore të drejtohet në dy nivele: në organizimin akademik dhe kurrikular, dhe në zhvillimin profesional të stafit pedagogjik. Aplikimi i një kurrikule të përbashkët përmbledh dy lloj kurrikulash në vetvete:

  • Kurrikulën e dukshme, e cila është ajo që e orienton mësimin për nga nxënësit aktive dhe nuk mund të përdoret nga nxënësit e tjerë,
  • Kurrikulën e padukshme, e cila përfshin ndërveprimin social dhe aftësitë sociale për të mësuar njëlloj me bashkëmoshatarët e klasës.

 

  • Kontributi i mësuesve në hartimin e kurrikulës

 

Në Shqipëri, mësuesit janë përgjegjës për zbatimin e kurrikulës, por prej kohësh janë lënë jashtë procesit të planifikimit dhe zhvillimit të kurrikulës, e cila në fakt ka qenë në duart e eksperteve që kanë pasur një vizion akademik dhe disiplinor për dijen dhe të shkëputur nga përvoja e mësimdhënies në klasë (sipas Dethilleul, Hoxha, Llambi, Gjermani, Kokomeri and Kita 2000).

Modeli tradicional i transmetimit të njohurive nga mësuesi tek nxënësi nuk është i mjaftueshëm, pasi nuk mund të pretendojmë se njohuritë shkencore që do të transferohen tek nxënësit do të aplikohen pikërisht ashtu siç kërkon  mësuesi. Mësuesit kanë njohuritë dhe përvojën e tyre të mjaftueshme në edukim aplikuar drejt  metodat mësimdhënëse. Për ta zbutur këtë “hendek”  mes transmetimit mekanik të njohurive nga mësuesit, nga njëra ane, dhe përvetësimit në mënyrë të qëllimshme të tyre nga ana e nxënësve, nga ana tjetër, rekomandohen disa strategji (të cilat do trajtohen në çështjet e ardhme të kësaj pjese)

 

Për më tepër, kurrikula është një fushë ndërdisiplinore që ndërthur teorinë, kërkimin shkencor dhe praktikën shkollore, ndërsa sot në epoken dixhitale, integrohet edhe me teknologjine. Për pasojë, kurrikula nuk mund të fragmentohet në mënyrë kategorike midis mësuesve që e përdorin atë si dhe nxënësve, që edukohen prej saj.  Aq më tepër, që gjithëpërfshirja është qëllim i përbashkët si për nxënësit, prinderit, edhe për mësuesit. Prandaj është e nevojshme të ndërtohet një kuadër i përbashkët konceptual dhe një mënyrë e përbashkët vlerësimi për çdo moshe dhe kategori, duke përfshirë edhe nevojat speciale për edukim.

Përveç kësaj, hartimi dhe zbatimi i kurrikulës që mirëpret interesat e ndryshme të nxënësve, kërkon që mësuesit të ndryshojnë në radhë të parë, konceptet e tyre mbi arsimin gjithëpërfshirës. Kapaciteti i mësuesve për t’iu përgjigjur situatave të reja bashkohore dhe aplikimit të teknologjisë së informacionit, mbështetet tek njohuritë që ata kanë për jo vetëm për shkollën dhe fushën e tyre përkatese, por, edhe njohuritë për ekzistencën dhe përdorimin e mjeteve teknologjike bashkohore. Pra, ndryshimi konceptual nuk bëhet në vakuum, po bazohet në njohuritë intuitive të mësuesve dhe në praktikën mësimore, duke përfshirë edhe integrimin e teknologjise, Gjithësesi, as intuita, as përvoja nuk mjaftojnë sot për t’iu përgjigjur në mënyrë profesionale ndryshimeve në arsim.

 

  • Për këtë arsye, mësuesit duhet të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale pedagogjike duke i lidhur njohuritë dhe përvojën si praktikantë të edukimit, me njohuritë e reja akademike, punën kërkimore shkencore si dhe përdorimin e mjeteve bashkohore në mësimdhenie.

 

Inkurajimi i mësuesve në hartimin e kurrikulës duhet të shkojë përtej idesë se teoria është forma më e privilegjuar e dijes dhe se mësuesit duhet të mësojnë atë çfarë kanë gjetur studiuesit: njohuritë janë produkt. Prandaj, mësuesit duhet të zhvillohen profesionalisht. Mësuesit duhet ta shohin veten si nxënës dhe si kërkues njëkohësisht, të aftë të gjenerojnë njohuri në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të përpunojnë informacion dhe t’ia transmetojnë në mënyrë të plotë nxënësve të tyre.

§  CURRICULUM DESIGN

Nga sa thamë më lart, mund të sistemojmë Komponentët Bazë të Kurrikulës si më poshtë :

    • Qëllimi, synimet dhe Objektivat (angl. Aim, goals, objectives)
    • Përmbajtja e temës ose e lëndës (angl. Subject matter)
    • Eksperiencat e mësimit apo mësimdhënies (angl. Learning experiences)
    • Vlerësimi (angl. Evaluation)

 

Në planin Horizontal, vemë re: shtrirjen, fushën lëndore të mësimit, horizontin, idetë themelore që përmban ajo, rastet apo aktivitetet e shumta Brenda procesit të mësimdhenies. Ndërsa, në planin Vertikal shohim : qëllimet e përbashkëta që përkojnë me Objektivat e Synimet si dhe konceptet e reja që jepen.