Kanalet e transmetimit. Llojet e tyre

Kanalet e transmetimit
Komunikimi ndërmjet kompjuterave mund të jetë në forma të ndryshme, duke filluar nga mënyra më e thjeshtë, që është lidhja e dy kompjuterave me një kabëll të thjeshtë, deri te mënyrat më të avancuara, si në rastin e një kompjuteri në NASA. Ky tip kompjuteri, me anë të satelitëve, i çon mesazhe një roboti që ndodhet në planetin Mars.
Të gjitha këto mënyra përdorin atë që ne e quajmë kanal komunikimi, i cili mund të jetë në forma të
ndryshme, si: kabëll, antena tokësore ose satelitë hapësinorë.
Një kanal komunikimi (i quajtur ndryshe linjë komunikimi) është rruga që ndjekin të dhënat gjatë transmetimit nga një kompjuter te një tjetër.

• Lidhjet me kabëll:
1. Kabëll twisted pair
Avantazhet: çmimi i lirë.
Disavantazhet: mund të kenë pasoja në ambiente ku ka interferencë.
2. Fibër optike
Avantazhet: e shpejtë, distancë e madhe komunikimi, jo interferencë.
Disavantazhet: çmimi i shtrenjtë, vështirë për t’u instaluar.
3. Kabëll Coaxial
Avantazhet: nuk ka probleme interference.
Disavantazhet: distancë e shkurtër, i rëndë si masë.

• Lidhjet wireless (pa kabëll)
1. Antena wireless
Avantazhet: fleksibilitet përdorimi kudo.
Disavantazhet: shpesh, shpejtësi më të vogël se lidhjet me kabëll,
interferencë.
2. Kullat telefonike 3G dhe 4G
Avantazhet: punon kudo ku ka valë telefoni dhe shpesh përdor të
njëjtën paketë si për telefon dhe për internet.
Disavantazhet: problemi i mospasjes së valëve në vende të largëta.
3. Satelitët hapësinorë
Avantazhet: sinjal kudo në botë.
Disavantazhet: shumë të shtrenjtë në çmim.