Konceptet bazë të kompjuterit

Llojet e kompjuterave
Desktop PC
Këto lloj kompjuterash, shpesh, përdoren duke u vendosur mbi një tavolinë dhe gjejnë përdorim në: zyra, shtëpi, shkolla etj.
Pjesët kryesore të këtyre kompjuterave janë: njësia qendrore, monitori, mausi dhe tastiera.
All in one PC (Të gjitha në një)
Këta lloj kompjuterash funksionojnë si desktop, por me ndryshimin që njësia qendrore dhe monitori janë të integruara në një.
Laptopi
Laptopi është një lloj kompjuteri portabël me bateri, duke na dhënë mundësinë ta përdorim kudo. Laptopi është shumë më i komandueshëm sesa desktopi, por nuk sugjerohet për punime të gjata.

Tabletat
Tabletat janë gjithashtu portabël. Në vend të tastierës dhe mausit, ato përdorin ekranin me prekje për të lundruar dhe vendosur komanda.
Serveri
Serveri është një kompjuter që i ofron informacion kompjuterave të tjerë. Kur ne navigojmë te një faqe në internet nga kompjuteri ynë, faqja na ofrohet nga një server. Serverat janë të pajisur me pjesë hardware dhe software profesionale, dhe për përdorim të vazhdueshëm pa pasur nevojë për fikje.

Më shumë rreth hardware dhe software
Hardware
Hardware është çdo pjesë e kompjuterit që ka strukturë fizike (që është e prekshme fizikisht), si: mausi, tastiera dhe pjesët e brendshme të njësisë qendrore, si në fotografinë përbri.
Software
Software është një grup instruksionesh (komandash), të cilat bëjnë procesimin e të dhënave dhe
informacionit që ne i japim kompjuterit tonë. Çdo gjë që ne bëjmë me kompjuterin tonë është një
bashkëpunim i hardware me software.
Ju dëshironi të aksesoni faqen www.google.com. Hapni një Browser, që është software, dhe pastaj, me anë të tastierës dhe mausit që janë hardware, shkruani adresën dhe lundroni. Shembuj të tjerë software-ësh kemi: Microsoft Word, PowerPoint, Excel, Google Chrome, Photoshop, Solitaire dhe shumë të tjera.

Kuptimi i sistemit të shfrytëzimit, llojet dhe veçoritë e tij
Sistemi i shfrytëzimit është një program që mundëson vënien në punë të një kompjuteri. Kjo do të thotë se çdo veprim që i kërkohet kompjuterit kryhet nëpërmjet një sistemi.
Një sistem shfrytëzimi:
– administron të gjitha pajisjet, si: kujtesat, pajisjet hyrëse dhe dalëse;
– drejton hapjen dhe punën e programeve të zbatimit;
– mundëson instalimin dhe çinstalimin e tyre;
– është gjithashtu përgjegjës për mbrojtjen e kompjuterit. Ai siguron mosfutjen e përdoruesve të paautorizuar.

Në anglisht, sistem shfrytëzimi do të thotë Operating System, shkurt OS.
Në fushën e PC-ve, sistemet më të përdorshme të shfrytëzimit janë variantet e ndryshme, duke filluar që nga DOS, Microsoft Windows, Apple Mas-OS, Linux, ZETA, OS/2, ComStatiton.