Kornizat dhe bashkësia e tyre në HTML

Frame-et në HTML përdoren për të ndarë browser-in në seksione të ndryshme, ku secili seksion mund të ngarkojë një dokument HTML të veçantë. Disa frame-e në një dritare në browser njihen si frameset. Dritarja e browser-it mund të ndahet në frame-e në mënyrë të ngjashme me organizimin e tabelave në rreshta dhe kolona.

Më poshtë paraqiten disa nga atributet kryesore të elementit <frame>.

• src: ky atribut përdoret për të dhënë emrin e skedarit që do të ngarkohet në frame. Vlera e tij mund
të jetë çdo URL. Për shembull, src=”/html/frame1.html” do të ngarkojë skedarin frame1.html, i cili
gjendet në direktorinë html.

• name: ky atribut jep mundësinë e vendosjes së emrit te një frame. Ai përdoret për të treguar në cilin
frame duhet të ngarkohet një dokument.

 

Noframe

Elementi <noframe> shërben për të afishuar një mesazh, në qoftë se shfletuesi nuk arrin t’i gjejë burimin
qoftë edhe njërit prej frame-eve të deklaruara brenda një frameseti.

 

Bashkësia e kornizave ose frameset

Një frameset e ndan dritaren në rreshta dhe kolona. Elementi <frameset>…</frameset> shërben për të
krijuar një frameset. Frameset-i përbëhet nga disa frame-e, që ndërtohen nga elementi <frame/> dhe nga elementi <noframe>…</noframe>.
Për të ilustruar përdorimin e frameset-it, do të ndërtojmë katër dokumente html. I emërtojmë:
frame1.html, frame2.html, frame3.html dhe të fundit frameset.html. Vendosim te secili një paragraf
me përmbajtje frame1, frame2, frame3.

Në browser do të shikojmë figurën e mëposhtme.