Krijimi i formularëve

Struktura e mësimit 2.6 TIK

    - kupton se ku përdoren formularët e Access-it;
    - ndërton formularët nëpërmjet Form Wizard;
    - modifikon kontrollet
Form Wizard.
Krijoni një formular në Wizard për notat tuaja.
Krijon formularë me Form Wizard si dhe modifikon kontrolle.
    1. Përse shërben një formular? Çfarë mund të arrijmë nëpërmjet përdorimit të tyre?
    2. Cilat janë llojet e tyre?
    3. Ndërtoni një formular që shton të dhënat te tabela e nxënësve.
    4. Forma e krijuar të formatohet në Design View.

2.6 Krijimi i formularëve

Formularët në Access Formularët e Access-it përdoren për futjen, ndryshimin, paraqitjen dhe printimin e të dhënave të bazës së të dhënave. Ashtu si një formular në letër të cilin e mbushim me anë të një stilolapsi, formulari në Access identifikon të dhënat që dëshirojmë të mbledhim, pra është një mënyrë e hedhjes, futjes së të dhënave, të paraqitjes së tyre, si dhe të printimit. Me anë të përdorimit të elementeve të ndryshme të dizenjimit (tekst, data, foto, ngjyrave të ndryshme) mund të ndërtojmë një seri formularësh të ndryshëm.

shembullforma1

 

Hapat e krijimit të një formulari Hapat që duhen për të krijuar një formular janë: Klikojmë në tab-in Create, në rubrikën Forms dhe më pas klikojmë Form Wizard. Zgjedhim emrin e tabelës ose query dhe më pas fushat me të cilat do të ndërtojmë formularin.

 

 

 

 

Klikojmë butonin Next dhe më pas zgjedhim njërën nga format e paraqitjes. Zgjedhim opsionet sipas dëshirës dhe klikojmë Next derisa arrijmë në butonin Finish.

forma2
tab_nxenesi

Access-i në mënyrë automatike emërton emrin e këtij formulari të njëjtë me emrin e tabelës ose query. Këshillohet të lihet ky emër ose të emërtohet në mënyrë të tillë që të kuptohet se cilës tabelë ose query i referohet.

 

 

Selektimi, lëvizja dhe editimi i kontrolleve

Pavarësisht nga mënyra e ndërtimit të një formulari do të na duhet të futemi apo të hapim ndonjë formular në pamjen Form Design, për shembull: duhet të ndryshojmë radhën e kontrolleve në formular. Selektimi i një kontrolli bëhet duke përdorur mausin me anë të cilit klikojmë mbi kontrollin si në figurë.tab_nxenesi2

Disa kontrolle kanë të bashkëlidhur dhe një etiketë. Në këtë rast duhet t’i selektojmë të dyja për t’i zhvendosur. Riformatimi i objektit është njëlloj si në çdo program të Office. Kur mausi kthehet në dy shigjeta pingul me njëra-tjetrën dhe në varësi të pozicionit, zvogëlon apo zgjeron objektin.