Llojet e të dhënave digjitale dhe menaxhimi i tyre

Llojet e të dhënave digjitale
Më poshtë do të merremi me llojet më të përdorshme të të dhënave kryesore digjitale, që kryesisht janë:
1. tekst;
2. imazhe;
3. video;
4. audio.

1. Tekst
Nga të gjitha llojet e të dhënave, këta tipa të dhënash janë ato që kanë kërkesat më të pakta kompjuterike, duke filluar me hapësirën e vogël që zënë në hard disk e deri duke mos angazhuar shumë procesorin.
Formatet e tekstit
• Dokumente tekst
Ky lloj formati mund të përpunohet shumë lehë me çfarëdo programi. Një nga mjetet që kompjuteri na ofron për këtë format është programi Notepad. Dokumentet e këtij formati mbarojnë me .txt.
• Dokumente Word-i (Microsoft Word)
Ky lloj formati përpunohet duke përdorur programin Microsoft Word. Dokumentet e këtij formati mbarojnë me .docx.

• Dokumente PDF
Ky lloj formati dokumentesh ka përdorim të gjerë në ditët e sotme. Kompjuteri nuk na ofron program për leximin e këtij formati, por mund të shkarkojmë dhe të instalojmë programin Acrobat Reader, që është falas dhe na plotëson shumicën e nevojave që kemi për të kryer mbi PDF. Zakonisht, skedarët ruhen në këtë format për të mos i përpunuar më tutje. Dokumente të këtij formati mbarojnë me .pdf.

2. Imazhe
Këta tipa të dhënash kanë kërkesa më të larta se ato më sipër. Programet profesionale që përdoren për
përpunimn e këtyrë të dhënave kërkojnë fuqi kompjuterike të lartë dhe pajisje bashkëkohore.
Formatet e imazheve
• JPG

• PNG

• GIF

• BPG

3. Video
Të dhënat digjitale të tipit video janë ato që kanë kërkesat më të larta kompjuterike, këto lloje të dhënash
kërkojnë procesor dhe RAM të fuqishëm, po ashtu sugjerohet kartë grafike e dedikuar.
Përsa i përket hard diskut, këto të dhëna zënë pjesën më të madhe, me rritjen e cilësisë në HD (High
Definiton), një video njëminutëshe e regjistruar nga një iPhone shkon rreth 1GB në madhësi.
Formatet e videove
• AVI

• MPEG

• MP4

• FLV

4. Audio
Audio përmban formate të ndryshme, ku secili prej tyre ka avantazhet e tij. Formatet audio ndahen në
lossless (jo i kompresuar) dhe lossy (i kompresuar). Dallimi kryesor ndërmjet tyre është që formati lossless ruan cilësinë origjinale të regjistrimit, duke na ofruar cilësi tepër të lartë dhe madhësia e skedarit, gjithashtu, është e lartë; lossy bën kompresimin e audios, duke ulur madhësinë e skedarit, por duke ulur edhe cilësinë.

• WAV

• MP3

• AAC