Menaxhimi i listave, marxhinave dhe formularëve në faqen HTML

Krijimi i listave në HTML

Imagjinoni sikur t’ju duhej që në faqen tuaj të shtonit një listë. Kjo mund të jetë një listë me elemente të renditura. Elementet e një liste të renditur mund të paraqiten me numra (1, 2, 3, …), me shkronjat e
alfabetit (a, b, c, …) ose me numrat romakë (I, II, III, …). Një lloj tjetër liste është ajo e parenditur.

Ndërtimi i formularëve dhe tipat e ndryshëm të tyre

Integrimi i formularëve në faqet web është një pjesë e rëndësishme. Për ndërtimin e një formulari përdorim elementin

. Ai shërben për të marrë informacione nga përdoruesi. Elementi
merr dy atribute kryesore:
1- action – përcaktojmë se ku do t’i dërgojmë të dhënat e formës. Zakonisht, vlera e këtij atributi është një faqe web;
2- method – përcaktojmë mënyrën se si do t’i dërgojmë të dhënat. Janë dy mënyra për dërgimin e të
dhënave: POST dhe GET. Ndryshimi ndërmjet tyre është se metoda POST i fsheh të dhënat, ndërsa
metoda GET i shfaq ato në URL-në e shfletuesit.

Shembull

Emër:

Mbiemër:

email:

Mashkull

Femer

Llojet e formave

Formularët janë të natyrave të ndryshme. Disa lloje janë:
– formular regjistrimi;
– formular për të hyrë në sistem, kjo njihet si Log In;
– formular kontakti;
– formular për komentim;
– formular kërkimi.
Përpunimi i të dhënave të marra nga një formë bëhet duke përdorur gjuhën PHP ose JavaScript.