Operatorët

Operatori i vlerëdhënies (=)

Ky operator i jep vlerë një variabli dhe përfaqësohet nga shenja e barazimit (=). Sintaksa e tij është:
emri_variablit = shprehje; ku shprehje tregon se është një kombinim i konstanteve, variablave, funksioneve etj., e cila ka një vlerë të caktuar.
Operatori = tregon që vlera e shprehjes që është në anën e djathtë të tij i jepet për vlerë variablit
emri_variablit, i cili ndodhet në anën e majtë të tij.
Kështu shprehja
a = 10;
i jep vlerën 10 variablit a.
Theksojmë që një variabël ka vetëm një vlerë në një moment të caktuar dhe disa vlera gjatë ekzekutimit të programit, në varësi të situatës.

 

Operatorët e përbërë të vlerëdhënies (+=, -=, *=, /=, %=)

Kur duam të ndryshojmë vlerën e një variabli duke kryer një veprim në vlerën aktuale të ruajtur në këtë
variabël, mund të përdorim operatorët e përbërë të vlerëdhënies. Disa prej tyre janë: +=, -=, *=, /=, %=
Shembuj
a+=5 është ekuivalente me a=a+5 b-=4 është ekuivalente me b=b-4
c*=2 është ekuivalente me c=c*2 d/=f +1 është ekuivalente me d=d/(f+1)

 

Operatorët rritës dhe zbritës (++, –)

Operatori rritës ++ dhe zbritës — rrisin ose zvogëlojnë me 1 vlerën e ruajtur në variabël. Ata janë ekuvalente përkatësisht me +=1 dhe -=1.
Kështu: c++; c+=1; dhe c=c+1; janë të gjitha ekuivalente, që të tria rrisin me 1 vlerën e variablit c.
Një karakteristikë e këtyre operatorëve është se ata mund të përdoren si parashtesë dhe prapashtesë. Kjo do të thotë që ata mund të shkruhen para variablit ++a ose pas tij a++. Në shprehje të thjeshta, si a++ ose ++a kanë të njëjtin kuptim, në të tjera kanë ndryshime të rëndësishme. Kur operatori ++ përdoret si parashtesë, vlera e tij rritet përpara dhe më pas përdoret në shprehje, ndërsa kur operatori ++ përdoret si prapashtesë do të thotë që fillimisht do të përdoret në shprehje me vlerën që ka dhe më pas do të rritet me 1.

 

Operatorët e krahasimit (==, !=, >, >=, <, <=)

Për të vlerësuar krahasimin midis dy shprehjeve përdorim operatorët relacionalë dhe të barazisë. Rezultati i një veprimi relacional është një vlerë logjike, e cila mund të jetë e vërtetë (angl. true) ose e gabuar (angl. false). Këta operatorë janë:
== i barazimit                                         != i ndryshëm
> më i madh se                                       < më i vogël se
>= më i madh ose baraz me                 <= më i vogël ose baraz me

 

Operatorët logjikë (!, &&, ||)

Operatori! kryen veprimin logjik të NOT (e kundërta). Ai ka vetëm një shprehje, që ndodhet në të djathtë të tij, dhe kryen të kundërtën e vlerës së tij. Pra kthen true nëse shprehja është false dhe e kundërta.

 

Prioriteti i operatorëve

Shprehjet komplekse mund të kenë më shumë se dy operatorë. Për të bërë vlerësimin e tyre është e nevojshme të njihet prioriteti i operatorëve.