Përpunimi i të dhënave digjitale (tekst, audio, imazhe)

Përpunimi i tekstit
Teksti është pjesë e rëndësishme e çdo produkti; një tekst i bukur tërheq konsumatorin të shfaqë interes për produktin tonë. Një përdorim të gjerë, ku vihet re rëndësia e tekstit, zënë faqet e internetit. Është vërtetuar që njerëzit vizitojnë ato faqe që kanë tekst të tillë, që ndihmojnë leximin dhe pamjen vizuale. Një rast tjetër mund të përmendim sloganet e kompanive, ku lloji i tekstit duhet të shprehë imazhin e kompanisë. Ka shumë programe që merren me përpunimin e tekstit, por programi më popullor dhe më profesional në këtë fushë është Microsoft Word.

Rubrikat Font dhe Paragraph
Në pjesën më të madhe të rasteve të përpunimit të tekstit do të kemi të bëjmë me komandat që ndodhen
në grupin Font dhe Paragraph.
1. Bëjmë zgjedhjen e llojit të shkrimit (fontit).
2. Zgjedhim madhësinë e shkrimit.
3. Zgjedhim mënyrën e shkrimit nëse e duam:
të pjerrët, të theksuar, të nënvizuar.
4. Zgjedhim ngjyrën e shkrimit.
5. Mund të transformojmë shkrimin me germa të vogla apo të mëdha.
6. Realizojmë ndarje të tekstit në formë liste, si lista që aktualisht po lexoni.
7. Zgjedhim ku duam ta vendosim tekstin: majtas, në qendër, djathtas ose të shpërndarë në të gjithë faqen.
8. Zgjedhim hapësirën ndërmjet rreshtave.

 

Përpunimi i fotografive
Siç shihet, nga menuja Photo Gallery përpunohet imazhi ynë.
Në pikën 1 kemi komandat bazë, ku mund të: kopjojmë, fshijmë dhe të rrotullojmë fotografitë.
Në pikën 2 mund të ndryshojmë përmasat e fotografisë dhe ta emërtojmë atë.
Në pikën 3 përcaktohen kontrasti, ngjyrat etj.
Në pikën 4, në opsionin Effects, kemi efekte të gatshme që përmban programi të cilat aplikohen në fotografi.

 

Përpunimi i videove
Programi Movie Maker është programi më i njohur për krijimin e videove. Dritarja kryesore e këtij programi përmban:
1. Butoni Add Videos and Photos. Këtu mund të shtojmë imazhe dhe video që ndodhen në kompjuterin
tonë, si dhe audio (muzikë), që shërben si sfond për videon që do të krijojmë.
2. Auto Movies Themes. Këtu mund të përdorim disa sfonde (themes) që përmban vetë programi.
3. Opsioni Share. Me anë të kësaj komande shpërndajmë videon tonë në rrjetet sociale.
Animacionet e programit Movie Maker
Ato çfarë e bëjnë videon tonë të këndshme dhe dinamike janë animacionet që përmban programi Movie
Maker. Këto janë animacione të ndryshme për situata të ndryshme. Mund të përdorim një animacion për
të gjithë videon ose animacione të veçanta për çdo pjesë.