Prezantime me grafikë nëpërmjet programit Adobe Flash

ActionScript

Ndryshe nga PowerPoint-i, Flash-i ka funksione më të avancuara në programim dhe quhet ActionScript. Ka ngjashmëri me gjuhën e programimit Java. Kjo gjuhë programimi bëhet vetëm në Flash dhe mbështetet në modelin e klasave. Nuk duhet ngatërruar me JavaScriptin që përdor modelin e prototipave. Mund të themi që ActionScript mund të kombinohet me gjuhët e tjera të programimit, si PHP, ASP etj. Kjo e bën Flash-in më të avancuar në zhvillimin e aplikacioneve.
Në pikën 5 të figurës së mëposhtme klikojmë ActionScript 3.0, që do të thotë se do të krijojmë një dokument të ri. Do të shfaqet figura si më poshtë.
Shprehim shkurtimisht pikat në figurë si më poshtë:

 

1. Ndodhet menuja kryesore, e cila përmban shumicën e komandave për: realizimin, modifikimin, formatimin etj., të projekteve në Flash.
2. Është emri i ekranit (në Flash quhen Scene) aktiv, ku po punojmë aktualisht. Ekranet (Scene) janë të ngjashme me konceptet Slide, që keni marrë në PowerPoint. Ekranet ndahen në dy lloje, të dukshme (pika 10) dhe të padukshme (pika 11).
3. Rreshtohen të gjitha ekranet që marrin pjesë në projektin aktual ku po punojmë. Çdo ekran dallohet nga emri që ka. Nuk mund të jenë dy ose më shumë ekrane me të njëjtin emër.
4. Është paleta e veglave të domosdoshme, ku mund të ndryshojmë tiparet (features ose properties).
5. Shiriti i veglave të punës për krijim dhe modifikim të objekteve brenda në ekran.
6. Në shiritin Timeline do të listohen të gjitha shtresat që quhen Layer. Çdo projekt ka të paktën një
shtresë dhe çdo shtresë ka të paktën një objekt për realizimin e projektit.
7. Rreshtimi i fraksioneve kohore quhet Frame. Nuk duhet ngatërruar me sekondat, sepse sekondat kanë njësi matjeje fikse. Pra dihet që 1 sekondë ka 1 000 milisekonda dhe kjo është fikse, nuk e ndryshojmë dot. Fraksionet (Frame) janë njësi kohore të cilat ndahen në sekonda.
8. Quhet Playback Tools me në qendër butonin Play, i cili kompilon përkohësisht ekzekutimin e projektit.
9. Vendosja e shpejtësisë së lëvizjes në bazë të sekondave, që matet në fps – frame për sekondë. Duhet
kuptuar saktë se lëvizja e objekteve në ekran ka shpejtësi të caktuar në fps dhe jo në çdo një sekondë.
Pra, sa fraksione janë brenda një sekonde, aq e shpejtë është dhe lëvizja e objekteve.
10. Hapësira e dukshme e një ekrani (Scene). Brenda kësaj hapësire do të duken të gjitha objektet gjatë
kompilimit të projektit. Jashtë kësaj hapësire nuk do të shfaqet asnjë objekt.
11. Hapësira e padukshme e ekranit, ku çdo objekt që ndodhet në këtë hapësirë nuk do të shfaqet gjatë
kompilimit të projektit. Pra, objektet mund të pozicionohen në këtë hapësirë, por do të jenë të
padukshme gjatë eksportimit.

 

Le të ruajmë projektin që sapo krijuam nëpërmjet menusë File > Save As… Ctrl + Shift + S (me tastierë).
Nga tabela që na shfaqet, shikojmë qartë te fusha Save as type tipin e skedarit që do të krijohet. Në rastin
konkret .fla, si në figurën më poshtë: